E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV tryezë me partitë joparlamentare: Bisedimet duhet të kushtëzohen

Zhvillimet e fundit lidhur me negociatat me Serbinë kanë mbledhur në një tryezë partitë jashtëparlamentare të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Siç bën të ditur kumtesa e Vetëvendosjes, në këtë tryezë është folur për “padrejtësinë e negociatave me Serbinë, si dhe rrezikun që ato të rezultojnë me autonomi për veriun apo për serbët e Kosovës”.

Pas diskutimeve, subjektet kanë dalë me deklaratë të përbashkët, sipas së cilës, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të negociojë në asnjë mënyrë pa kushte me Serbinë.

“Serbia është agresori dhe krimineli që kurrsesi nuk duhet amnistuar. Qeveria e Kosovës nuk ka të drejtë dhe nuk duhet të negociojë me askënd për çështjet e brendshme të Kosovës, aq më pak me Serbinë, duke rrezikuar kështu shtetin e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›