E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika e ndare, nderon deshmoret

Rozeta Rapushi

Kreret e shtetit dhe partive politike nderuan dje deshmoret e kombit. Ndonese te ndare, pozita dhe opozita vendosen kurora me lule tek Monumenti "Nene Shqiperi". Te paret qe mberriten tek Varrezat e Deshmoreve, ishin Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha, te shoqeruar dhe nga disa deputete te Kuvendit. Si Topi ashtu edhe Berisha, zhvilluan dje homazhe ne varrezat "Deshmoret e Kombit", me rastin e 5 Majit, dites se nderimit me te thelle per te renet e kombit shqiptar. Nuk vonoi dhe nderimi i kryetarit te Partise Socialiste, njeheresh dhe i bashkise se Tiranes, Edi Rama per deshmoret e kombit. I shoqeruar nga disa deputete socialiste, Rama vendosi nje kurore lule ne Monumentin "Nene Shqiperi" ne mesdite. I pasuar nga kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta. Ne sy ra, mungesa e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ndodhej ne Shengjin, ne nje takim me elektoratin. "Kemi rastin te kujtojme patriotet, te cilet dhane jeten e tyre per pavaresine e Shqiperise, te gjithe ata qe luftuan e derdhen gjak per clirimin e Shqiperise, te gjithe ata deshmore te atdheut qe kontribuuan dhe sakrifikuan jeten e tyre, per forcimin e shtetit ligjor", u shpreh kreu i shtetit, pasi vendosi nje kurore me lule ne shenje kujtimi dhe respekti ndaj deshmoreve. Ndersa kryeministri Sali Berisha, tha se shqiptaret e nderojne kete dite, me te lehtesuar se kurre ndaj te reneve, pasi Shqiperia si vend anetar ne NATO, endrren dhe idealin e tyre e ka te sigurt nje here e pergjithmone. "Sot, ne shqiptaret e nderojme kete dite me te lehtesuar se kurre ndaj te reneve tane, pasi Shqiperia, si vend anetar i NATO-s, endrren dhe idealin e tyre, per te cilin ata rane per t'u bere te pavdekshem, e ka te sigurt nje here e pergjithmone", tha kryeministri, duke shprehur nderimin me te thelle ndaj atyre qe rane per te qene ne te lire, qe u flijuan per te pasur ne dinjitetin kombetar dhe ndricojne rrugen e kombit. Ndersa kryetari i opozites Rama, gjeti rastin t'i beje thirrje elektoratit, te cliroje Shqiperine dhe njerezit nga barra e politikes. "T'i clirojme njerezit nga barra e politikes. Kujtimi i te reneve, ndricofte rrugen tone", u shpreh Rama, i cili ishte i shoqeruar vec deputeteve te PS, dhe nga kreret e partive aleate. Nderkohe pak minuta me vone ka mberritur dhe kreu i LSI, Meta per te bere homazhe. Pas ceremonise Presidenti Topi dhe kryeministri Berisha, zhvilluan vizita ne familjet e te reneve. Presidenti zhvilloi vizita ne familjen e martirit te demokracise Azem Hajdari, si dhe ne familjet e deshmoreve te rene ne luften kunder pushtuesve gjermane, Xhavit Dishnica dhe Abdulla Keta. Ne bashkebisedim me familjaret, Presidenti vleresoi aktin e pashembullt te sakrifikimit sublim per liri e per atdhe, dhe u shpreh se duke perkujtuar vepren e tyre heroike mbahet gjalle e percohet neper breza, kujtimi i martireve. Ndersa kryeministri Berisha vizitoi familjen e martirit te demokracise Azem Hajdari dhe familjen e zonjes Luftare Ngjela, motra e deshmorit Shyqyri Buzi dhe heroit te popullit Hiqmet Buzi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›