E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet stina koncertore e vjeshtës 2009 - 2010

Akademia e Arteve çeli stinën koncertore të vjeshtës 2009-2010 me një koncert instrumental Trio, ku luajtën bashkë pedagogë të Fakultetit të Muzikës si pianistja Kristina Petrollari Laço, violinçelistja Dorina Laro dhe ish-studenti nga Kosova Blerim Emerllahu.
Në këtë mbrëmje që pasuroi jo vetëm jetën koncertore të Fakultetit, por edhe si një shtysë nxitëse për pjesëmarrjen e studentëve në këto evenimente të Akademisë, u luajtën veprat më të spikatura për formacionin trio piano –violinçel– klarinetë.
Repertori i veçantë i ndërthurur midis stilit klasik të Bethoven, dhe veprave romantike të Bruk dhe Glinka shënuan koncertin e dytë të kësaj trioje pas atij të mbajtur për publikun e Prishtinës dhe që do të ndiqet nga një tjetër për publikun e Shkupit.
Artdashësit e përhershëm të muzikës klasike e kanë mirëpritur me duartrokitje ekzekutimin plot finesë të artistëve instrumentistë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›