E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi i vendit grupi kuvendor i PD-se apel opozites

Partia Demokratike shprehet e shqetësuar për qëndrimin e mbajtur një ditë më parë nga opozita në Kuvend,e cila me votën e saj prishi marrëveshjen për votimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, të nevojshmepër integrimin e vendit. Gjatë një komunikimi me mediat, kryetari grupit parlametar demokrat, Astrit Patozi i cilësoi si kontradiktore deklaratat e Ramës sipas të cilit, opozita nuk ka një marrëveshje me mazhorancë por me qytetarët.
Përtej këtyre qëndrimeve, kryetari i grupit kuvendor demokrat Patozi tha se shpresonte që qëndrimi i shprehur një ditë më parë në Kuvend nga ana e opozitës me votë të jetë emocional dhe ajo t’i rikthehet rrugës së bashkëpunimit.
Sëfundi Patozi u shpreh se nuk beson që qëndrimi i opozitës për prishjen e marrëveshjes së bashkëpunimit për miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar është i lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›