Ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar Fiona Mcllwham ne Berat
BERAT- Ambasadorja e Britanisë së Madhe e akredituar në vendin tonë, Fiona Mcllwham nga qyteti muze i Beratit, ku ka zhvilluar një takim, është shprehur rreth situatës politikës në vendin tonë, çështjes së zgjidhjes së Presidentit dhe ka dhënë një mesazh të qartë për klasën politike. Ambasadorja britanike mbriti rreth orës 10:00 të paradites së sotme në bashkinë e këtij qyteti ku në kuadër të projektit " Rritja e transparencës dhe ulja e korrupsionit në organet e qeverisjes vendore" zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë, Fadil Nasufi dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni. Ambasadorja Mcllwham më pas i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjen e zgjidhjes së Presidentit.
“Nuk është çështje e Komunitetit Europian zgjidhja e Presidentit, se si do të jetë dhe se kush do jetë Presidenti i Shqipërisë, por e partive politike. Vetë Kushtetuta juaj e përcakton qartë këtë që ai do të jetë një figurë e unitetit kombëtar dhe duhet të zgjidhet në mënyrë konsesuale. Ai duhet ta përmbushë më sukses këtë rol. Britania e Madhe do t’ju përkrahë në lidhje në integrimin në BE, por është në dorën e klasës politike. Ju keni bërë reforma të mira në procesin elektoral si dhe në drejtësi por duhet të vijoni më to”, vlerësoi ambasadorja, Fiona Mcllwham.