Fushë-Krujë, 3 në pranga për 19 vjedhje

Foto ilustruese
Tre persona të dyshuar si autorë të 19 vjedhjeve janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë.
Operacioni i policisë së kryeqytetit ka vënë në pranga shtetasit Robert Musta, Marsid Peza, Genc Neziri, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim.
Policia ka sekuestruar edhe një pjesë të materialeve të vjedhura, ndërsa po hetohet në lidhje me persona të tjerë, të cilët mund të jenë pjesë e bandës së vjedhësve. / G.N.