Të vegjlit, tryezë për reformën zgjedhore, mungojnë Berisha dhe Meta

Foto ilustruese
Partitë e vogla do të mblidhen sot në një tryezë të përbashkët, në përpjekje për të bindur dy partitë e mëdha, PD dhe PS, për ndërhyrje në sistemin zgjedhor. Ata kërkojnë korrektim të sistemit me qëllim që të mos penalizohen nga sistemi.
Në tryezë, e cila pritet të mbahet në mesditë, do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të dy partive të mëdha. Mësohet se nga PS-ja do të jetë I pranishëm vetë kryetari Edi Rama.
Ndërsa dy figurat kryesore të maxhorancës në pushtet nuk do të marrin pjesë në tryezë. Sipas stafit të kryeministrit Berisha, ai do të jetë I angazhuar në inaugurimin e fillimit të punimeve të autostradës Tiranës-Elbasan.
LSI do të përfaqësohet nga Edmond Haxhinasto, për shkak të axhendës së ngarkuar të kryetarit Ilir Meta, bëjnë të ditur burime nga LSI-ja. / G.N.