Defekti, pa energji disa zona të Tiranës

CEZ Shperndarje
Disa zona të Tiranës do të përballen sot me ndërprerjen e energjisë elektrike.
Sipas CEZ Shpërndarje, për shkak të riparimit të një defekti në nënstacionin e Kinostudios, energjia do të ndërpritet në rrugën Aleksandër Moisiu, në një pjesë të komunës Dajt e Babrru, në Paskuqan dhe Tufinë.
Orari i ndërprerjes së energjisë elektrike për këto zona do të jetë nga ora 09:30-10:30.