E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi në BE, 100 studentët e parë master

Faqe sociale çelen leksionet te Instituti i Studimeve Europiane

Katër muaj pas Vendimit të Këshillit të Ministrave për çeljen e Institutit të Studimeve Europiane, ka nisur zyrtarisht mësimi për më shumë se 100 studentët e parë të cilët ndjekin studimet në masterin e nivelit të dytë. Instituti e ka strehën brenda Fakultetit të Histori-Filologjisë, ndërkohë që rëndësia dhe funksioni i tij, sipas kompetencave të deleguara, janë njësoj me fakultetin mikpritës. Aktualisht infrastruktura e institutit do të jetë Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Më pas do të shikojmë mundësinë për shfrytëzimin e ambienteve të rektoratit. është përcaktuar veprimtaria, disiplinat, plani mësimor. Ka karakter shumëdisiplinor dhe ndërdisiplinor, me bosht kryesor ekonominë, historinë, kulturën, sociologjinë dhe diplomacinë.

Një departament që do të merret me çështjet e “Politikës dhe qeverisjes në Europë”, një tjetër që do të merret me çështjet e “Legjislacionit dhe institucioneve europiane”, si dhe një të tretë që do të merret me çështjet e “Diplomacisë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të BE”. Kumbari i institutit shqiptar do të jetë Instituti i Studimeve Europiane në Barcelonë. Pak kohë më parë, përfaqësues nga Universiteti i Tiranës zhvilluan një takim zyrtar me homologët e tyre, duke vendosur jo vetëm urat e bashkëpunimit, por duke marrë edhe direktivat e nevojshme për një proces mësimor më të mirë. Ndërkaq, pritet që profesorë nga ky institut të japin orë leksioni për pasuniversitarët shqiptarë. Një nga qëllimet kryesore të këtij studimi pasuniversitar është krijimi i bërthamës studimore për integrimin europian, një qendër për dokumentacionin europian dhe një katedër ‘Zhan Mone‘".

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›