E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shamata: Mësuesit, agjentët e ndryshimeve në arsim

Takimi

Në një takim me krerët e Sindikatave të Arsimit, Xhafer Dobrusha dhe Bajram Kruja në “Javën e Veprimeve Globale për Arsimin”, drejtuesit e MASH-it kanë vlerësuar rolin e mësuesit. Zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata, theksoi se mësuesit janë fokusi i javës globale. Pa mësues cilësorë nuk mund të ketë arsim cilësor për të gjithë. “Mësuesit janë agjentët e pazëvendësheshëm të ndryshimeve të sistemit arsimor”, tha Shamata. Ai gjithashtu vlerësoi rolin e partneritetit në sistemin arsimor, duke krijuar mundësi që çdo nxënës të arsimohet në mënyrë të kualifikuar. Tematika e kësaj jave për këtë vit ka të bëjë me domosdoshmërinë e financimeve të mjaftueshme për arsimin dhe sidomos në kushtet e një krize globale, kjo bëhet edhe më impenjative. Objektivat e kësaj jave për këtë vit, janë organizimi i një fushate që synon të nxjerrë arsimin në ballë të të gjitha financimeve. Plani i veprimit të MASH për të sjellë të gjithë fëmijët braktisës në shkollë ishte një tjetër çështje në të cilën u ndal Shamata. Edhe një i vetëm të mbetet jashtë shërbimit publik shkollor, kjo përbën një shqetësim për të gjithë sistemin arsimor dhe shoqërinë e gjerë. Një rol parësor në këtë drejtim ka shkolla, mësuesit, prindërit, qeveritë vendore.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›