E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi në BE, Bullgaria kushte Maqedonisë

Sofje -Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Ivajlo Kalfin ka deklaruar se vendi i tij e mbështet integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por jo pa kushte, duke nënvizuar qe Maqedonia të respektojë vlerat historike dhe kulturore të kombit bullgar.

“Bëmë gjithçka të mundur që të lehtësohet kalimi i shtetasve maqedonas nëpër Bullgari. Qëllimi ynë është të hiqen vizat” – theksoi ministri bullgar.

Ai shtoi se për Sofjen janë me rëndësi që Shkupi zyrtar të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët, gjë që aktualisht nuk duken të tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›