E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështjet e aktualitetit, Ryket bisedon me Ahmetin

Tetovë -Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shkup, z Filip Riker, ku u bisedua për çështje të politikës se mbrendshme në Republikën e Maqedonisë, me theks të veçantë u bisedua për çështjen e kontestit të emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë ku të dy bashkëbiseduesit u dakodruan se duhet të gjendet një kompromis, i cili do të ishte i pranueshëm për të dyja palët dhe do t’i hapte Maqedonisë dyert e integrimit në NATO dhe BE.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe për vënien e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës si çështje e cila është dobiprurëse për të dyja palët si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë socio-politik.

Kryetari Ahmeti njoftoi ambasadorin Riker për vizitat e realizuara në Bruksel dhe gjithashtu u bisedua edhe për vizitën e ministrit të ekonomisë i cili së shpejti do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amërikës. Në fund kryetari Ahmeti i`u falemnderua ambasadorit Riker për mbështetjen që Maqedonia gëzon nga SHBA-të dhe gjithashtu kërkoi nga ambasadori që kjo mbështetje të vazhdojë dhe të jetë më intensive për cështje të cilat e tangojnë Maqedoninë dhe rajonin.

Ambasadori Riker edhe njëherë theksoi se SHBA-të ndjekin të gjitha proceset ne Maqedoni me shumë vëmendje dhe se përkrahja e SHBA-ve në proceset euro integruese të Maqedonisë do të vazhdojë dhe se kjo përkrahje do të jetë edhe ne sferat tjera si në ekonomi,politikë dhe inkurajimin e vendit për fqinjësi të mirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›