E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nagociatat Athinë-Shkup në fund të qershorit

Shkup -Negociatat midis Athinës dhe Shkupit do të nisin sërish në fund të qershorit. Lajmi është i bërë i ditur nga Athina zyrtare, e cila thekson se këto negociata do të zhvillohen pas përfundimit të votimeve për Parlamentin Evropian në Greqi. "Me ndërmjetësim të Metju Nimicit do të bëhet tentim i ri për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët të pranueshme për emrin. Negociatat do të fillojnë pas zgjedhjeve, në fund të muajit", deklaroi ministria e Jashtme greke Dora Bakojani.

Çështja emrit kushtetues të Maqedonisë ka bllokuar integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. Kohët e fundit, bashkësia ndërkombëtare, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar angazhimin e tyre për zgjidhjen e kontestit të emrit. (ina/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›