Avioni mund të jetë rrëzuar edhe nga ndonjë bombë
Rio de Zhaniero - Aksidenti ajror i “Air France” mund të jetë shkaktuar edhe nga vendosja e ndonjë bombe në të. "Nuk është përjashtuar 100 për qind, hipoteza se shkak për aksidentin ajror të Air France të ketë qenë një bombë", deklaron drejtori i ekipit hetues për këtë ngjarje, Paul-Louis Arslanian.
Edhe pse duket shume e çuditshme, kjo hipotezë nuk është përjashtuar plotësisht. "Megjithatë elementët që kemi për të zbardhur këtë ngjarje janë shumë të paktë", theksoi Arslanian.
Edhe pse duket shume e çuditshme, kjo hipotezë nuk është përjashtuar plotësisht. "Megjithatë elementët që kemi për të zbardhur këtë ngjarje janë shumë të paktë", theksoi Arslanian.