E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-presidenti portugez lobim për Kosovën

Bern -Kryetari i degës së AKR-internacional për Zvicër, Arben Kurteshi, është takuar dje pas dite, me ish-presidentin e Portugalisë, Dr. Jorgo Sampaio. Në të takim Kurteshi e ka njoftuar ish-presidenti portugez për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe realitetin e ri të krijuar në rajon pas shpalljes së pavarësisë.

"Ish-presidenti i Portugalis Dr.Jorge Sampaio, më premtoi, se do të angazhohet për Kosovën e pavarur dhe shpreson, se së shpejti edhe Portugalia do të kontribuojë në të gjitha fushat, në të mirë të Kosovës”, tha Kurteshi për agjencinë e lajmeve INA. Ish-presidenti portugez, gjithashtu, ka premtuar, se do mundohej që t'ia transmetoj edhe shteteve tjera, që të njohin realitetin e ri, Kosovën e pavarur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›