Berisha: U arkivua “më bëj një zile”!

Këto ishin disa nga pikat ku u ndal kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë, duke theksuar se në listën e ish-të përndjekurve politikë duhet të shtohen edhe të gjithë ata që kanë vuajtur në spitalet e psikiatrisë së periudhës së regjimit komunist.
Megjithëse pretendohej se çoheshin për t’u kuruar, Berisha tha se në të vërtetë, ata izoloheshin. Për këtë arsye, ai porositi Ministrinë e Drejtësisë që të zgjerojë listën edhe me këta persona.
“Në spitalet psikiatrike të Elbasanit dhe të Vlorës u përdorën njëkohësisht si burgje për kundërshtarët politikë. U ndrynë me qindra qytetarë vetëm se shprehën pikëpamjet e tyre kundër regjimit. Kjo praktikë ka vazhduar gjatë gjithë diktaturës komuniste. I sëmuri mjekohej, por në fakt izolohej. Krahas të sëmurëve që ndryheshin në këto spitale, janë ndry me vendime dhe gjyqe politike qytetarë shqiptarë. Prandaj, dosjet e tyre ekzistojnë dhe kjo kategori duhet të shtohet”, tha Berisha.
Pjesën tjetër të fjalës ia kushtoi shtrirjes së gjerë së internetit në mbarë vendin, duke premtuar madje se Shqipëria do të ketë internetin më të lirë në Evropë. Duke mbrojtur idetë e së djathtës për të mos ndërhyrë, Berisha tha se gjithsesi, interesi i qytetarëve do të jetë në plan të parë. Në këtë kontekst, ai tha se do të hapen edhe mbi 1 mijë pika të tjera me internet falas.
“Dy vite më parë ne shprehëm shqetësimin serioz për çmimet e larta me të cilat përballej qytetari shqiptar në komunikimin e tij, çmime që ishin më të larta se në rajon. Dje Enti Rregullator i Telekomunikacionit informoi shqiptarët se sot ata flasin dhe komunikojnë më shumë se çdo komb tjetër në rajon. Pra u arkivua e famshmja “më bëj një zile”. Mesatarja po shkon drejt dy telefonave për person. Kjo është arritje e madhe. Ne do t’iu ofrojmë shqiptarëve gjatë muajve që vijnë internet me çmimet më të ulëta në Evropë Nuk do të ketë një vend të dytë që të ofrojë internet më lirë se në Shqipëri”, theksoi ai.
Sipas Berishës “Çmimet e internetit janë të pamerituara, por ne do të bëjmë gjithçka që qytetarët të marrin internetin më të ulët. Në 1200 pika të tjera do të kenë internet falas. Qeveria po merr masa, por shpreh keqardhje për çmimin që iu shitet sot interneti, por absolutisht me shpejtësi të madhe do të bëjë që ata ta blejnë me çmimin më të ulët në Evropë, ose ta kenë gratis”.
Gjithashtu, kryeministri foli edhe për hapjen e një tjetër pike kufitare me Malin e Zi, si dhe shndërrimin e Shqipërisë në një superfuqi energjetike në rajon. /S.Ll/Start/
2012-03-06 11:41