Integrimi në BE, Lunaçek: E kënaqur me punën e Kosovës
PRISHTINË- Gjatë qendrimit të saj në Kosovë, raportuesja e për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek është pritur në një takim nga Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.
Lunaçek, tha se është e kënaqur me përkushtimin dhe punën e mirë që ka bërë Kosova drejt integrimit evropian. Sipas saj, punët që janë bërë dhe punët që kanë mbetur për t'u bërë do të evidentohen në Raportin e Progresit të radhës për Kosovën. Lajmi raportohet nga Radio Europa e Lirë.
Sipas komunikatës për media, zonja Çtaku ka vlerësuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e Komisionit Evropian dhe se është e gatshme për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale dhe për të filluar dialogun për liberalizimin e vizave.
“Gjatë periudhës së fundit Kosova ka ecur përpara me agjendën evropiane, duke aprovuar në parlament një numër të ligjeve që kontribuojnë në avancimin e procesit të integrimit", ka thënë pos tjerash Çitaku.
(m.a/BalkanWeb)