Steinbach: Serbia në BE pasi të ketë njohur Kosovën
PRISHTINË- Në një intervistë për gazetën Koha Ditore ambasadori në largim i Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach është shprehur se Gjermania mbështet hyrjen në BE të Kosovës e Serbisë si dy shtete të pavarura, pra sipas tij Për Serbinë është kusht njohja e Kosovës që më pas të hyjë në BE.
Pas tre vjetësh shërbimi si ambasador i Gjermanisë në Kosovë, ambasadori Steinbach flet edhe për shumë zhvillime tjera. Sipas tij problemet e veriut do të duhej të adresoheshin pas një kohe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
“Ishte sfiduese, por edhe mirënjohëse që ta shohësh këtë vend tek ecë përpara. Është bërë shumë rrugë për këta tre vjet. Duhet vlerësuar. Ka qenë rrugë e institucioneve të Kosovës me mbështetje nga miqtë ndërkombëtarë”, tha Steinbach.
Ndërkaq në një tjetër pyetje se a ekziston ende ndonjë rrezik që do të dështojë ekzistimi i Kosovës si shtet, ambasadori në largim i Gjermanisë ishte i prerë: “ Jo nuk ka. Nuk ka, sepse Kosova tash njihet nga 76 shtete. E di se procesi i njohjeve është ngadalësuar pak, por besoj se do të ketë njohje të reja. Ajo që për Gjermaninë është shumë, shumë, shumë e qartë është sovraniteti i Kosovës”, shtoi ambasadori.
(m.a/BalkanWeb)