E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet banesa e Steve Jobs

Një vjedhje me vlerë prej 60 mijë dollarësh, në kompjutera dhe sende të tjera personale është kryer në banesën kaliforniane të Stiv Xhobs bashkëthemeluesit të "Apple", i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 56 vjeçare. Sipas mediave amerikane lokale, për vjedhjen ëshët arrestuar një 35 vjeçar, që tashmë ndodhet në burg, me një garanci prej 500 mijë dollarësh dhe që do të dalë para gjykatës në 20 gusht. Tom Flateri, prokuror i kontesë Santa Clara, nuk ka dashur të japë detaje nëse objektet e vjedhura në 17 korrik në bensën e Xhobs, ishin të tij apo pjesëtarëve të tjerë të familjes. Në momentin e vjedhjes shtëpia ishte e rrethuar pasi po kryheshin punime. Flateri nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm duke shtuar se hajduti nuk ia kishte idenë se po vidhte shtëpinë e një personazhi aq të rëndësishëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›