E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat në Rumani, jep dorëheqjen kryeministri

Pas nje serie protestash ne vend, jep doreheqjen kryeministri i Rumanisë, Emil Bok. Doreheqja e tij synon qetësimin e tensioneve politike dhe shoqërore në vend.

Ajo eshte transmetuar drejtpërdrejt në televizion dhe vjen pas një sërë protestash publike kundër masave shtrënguese, të imponuara nga Qeveria e Bokut.

Ish kryeministri deklaroi se zyra e tij ka marrë vendime jopopullore, por të domosdoshme për vendin.

Bok tha se për shkak të masave që ka ndërmarrë qeveria e tij, Rumania ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në Bashkimin Evropian, në vitin 2011. Nuk është ende e qartë se kush do të formojë kabinetin e ri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›