PS: Berisha, sqaro pse po falimenton biznesi vendas
Selia roze kerkoi dje nga kryeministri Sali Berisha, te jape pergjigje, se pse shtrenjtoi faturen e energjise elektrike dhe pse arka e shtetit eshte bosh. Ne emer te Partise Socialiste, zedhenesja Armela Imeraj, kerkoi gjithashtu nje pergjigje qeverise, se per se nepunesve te administrates civile, nuk u jep rrogat dhe shperblimet qe meritojne, sidomos tani ne prag te festave te fundvitit. "Pse numri i bizneseve qe falimentojne po shtohet dita dites njesoj sic po shtohet papunesia dhe varferia. Sali Berisha te sqaroje pse monedha e vendit po zhvleresohet e fuqia blerese po ulet. Keto jane pergjigjet qe shqiptaret duan te degjojne e jo perrallat e Sali Berishes per cunami e ciklone", tha Imeraj. Sipas saj, Sali Berisha nuk e nxjerr dot Shqiperine nga kriza ekonomike per sa kohe qeveria e tij eshte ilegjitime. "Qeveria e tij do vazhdoje te mbetet ilegjitime per sa kohe Sali Berisha nuk do te hap kutite. I perserisim hap kutite ose largohu", kerkoi ajo ne emer te PS-se.