E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, 100 emrat e Keshillit Kombetar

Rozeta Rapushi
Zgjidhet perberja e re e Keshillit Kombetar te Partise Demokratike. Pas rreth kater ditesh numerimi, me ne fund, komisioni i numerimit te votave te dhena ne Kuvendin e 9-te te PD-se, me ne krye Igli Caren, shpalli dje 100 anetaret e Keshillit Kombetar te selise blu. Ne listen e emrave te zgjedhur me vote ne PD-ne, qe Gazeta "Koha Jone", i boton te plote, te bie ne sy prania e te rinjve ne kete keshill. Jo pak por mbi 50 per qind e anetareve te Keshillit Kombetar te PD-se, jane te rinj, pa lene menjane edhe nje pjese te quajtur tashme veterane te selise blu. Ne krye te listes, qendron kryeministri Sali Berisha, me 1201 vota te marra nga delegatet ne Kuvendin Kombetar te PD-se i pasuar me nje diference te ngushte nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Nderkohe qe me pas lista vijon me figura te njohura ne PD si Astrit Patozi, Ritvan Bode, Genc Ruli, Ilir Rusmali, Mesila Doda apo Sokol Olldashi. Te cilet renditen nder emrat e pare te votuar me shume nga delegatet ne Kuvendin e 9-te te PD-se. Me pas lista vijon me emra te rinj ne seline blu, qe mesa duket ne kuvendin e zhvilluar ne fillim te javes, u eshte hapur dera per te qene pjese e Keshillit Kombetar te PD-se. Te zgjedhur keshtu si anetare te Keshillit, jane kryesisht keshilltare te kryeministrit Sali Berisha si dhe zedhenesja e selise blu, Erla Mehilli. Te zgjedhur me votat e delegateve demokrate, jane edhe Juela Mecani, zedhenese e Berishes apo kengetarja shume here pjesemarrese ne organizimet e PD-se dhe fushaten elektorale, Ciljeta Xhilaga. Sipas te dhenave te Komisionit te numerimit, ne listen e anetareve te rinj te Keshillit Kombetar te Partise Demokratike, eshte respektuar kuota qe 30 per qind e ketij keshillit te perbehet nga femrat. Kuote kjo e percaktuar edhe ne statutin e kesaj force politike. Per te marre vendin e anetarit ne Keshillin Kombetar te PD-se, konkurruan 400 kandidate, prej te cileve vetem 100 arriten te fitojne statusin e anetarit. Votimi nisi diten e hene, menjehere pas celjes se Kuvendit te 9-te Kombetar te Partise Demokratike. Sipas kryetarit te Komisionit te Numerimit, Igli Cara, rezultati mundi te shpallej vetem diten e djeshme, pasi procesi i numerimit te votave ishte i veshtire, per shkak te numrit te madh te kandidateve. Rreth 1200 delegate, votuan te hene edhe per rizgjedhjen ne krye te Partise Demokratike te Sali Berishes, i cili konkurroi i vetem ne kete post.

Perberja
Shpallet e plote lista e 100 fituesve, anetare te Keshillit Kombetar te Partise Demokratike. Mes emrave, i zgjedhur eshte edhe Besnik Mustafaj, i njohur per kritikat e tij se fundmi ndaj selise blu. Nuk zgjidhet, Aleksander Biberaj.

Lista e anetareve te Keshillit Kombetar te PD-se
Sali Berisha 1201
Jozefina Topalli 1144
Astrit Patozi 1133
Ridvan Bode 1121
Sokol Olldashi 1097
Edi Paloka 1005
Bujar Nishani 970
Flamur Noka 949
Lulzim Basha 944
Majlinda Bregu 917
Mesila Doda 916
Ilir Rusmali 830
Jemin Gjana 809
Gert Bogdani 801
Genc Ruli 800
Gent Strazimiri 800
Rajmonda Bulku 784
Albana Vokshi 757
Ferdinand Xhaferri 726
Myqerem Tafaj 725
Edmond Spaho 723
Fatos Beja 721
Keltis Kruja 704
Ferdinand Poni 702
Erla Mehilli 676
Florian Mima 666
Genc Pollo 665
Gazmend Oketa 659
Armand Teliti 652
Sahit Dollapi 641
Arenca Trashani 640
Halit Shamata 638
Arben Imami 596
Albert Avduli 595
Fatos Hoxha 585
Fatbardh Kadilli 578
Lajla Pernaska 573
Ahmet Omi 565
Bardh Spahia 559
Leonard Demi 554
Aurel Bylykbashi 547
Oerd Bylykbashi 545
Bislim Ahmetaj 541
Nesti Kiri 539
Elvana Hana 537
Enkelejd Alibeaj 536
Arqile Gorea 535
Ardian Turku 532
Tritan Shehu 526
Eduart Halimi 522
Alfred Rushaj 513
Eduard Ndreu 511
Ilir Bano 507
Gjergj Lezhja 506
Ciljeta Xhilaga 502
Bardh Rica 502
Ledina Aliolli 482
Shaban Memia 481
Ylli Asllani 477
Arben Qirjako 470
Sokol Lekaj 468
Alfred Olli 466
Gjergj Bojaxhiu 466
Nirvana Leka 457
Juela Mecani 455
Besnik Mustafaj 454
Gentiana Boksi 448
Osman Metalla 447
Suzana Guxholli 444
Bujar Leskaj 436
Njazi Kosovrasti 432
Arta Sakja 427
Azgan Haklaj 424
Ilir Kondi 424
Spiro Ksera 418
Valdete Vorpsi 418
Mirela Tabaku 417
Admirim Shehu 416
Shefqet Bruka 416
Barie Isufi 411
Marjeta Zace 408
Besnik Jaku 407
Selami Xhepa 407
Dhori Kule 406
Mark Marku 406
Mirgen Lata 403
Eduard Ypi 400
Fahri Balliu 400
Gjoke Uldedaj 398
Luan Skuqi 397
Amantja Cullhaj 394
Ardita Becolli 384
Edit Harxhi 381
Dhurata Cupi 363
Paulina Hoti 362
Zana Turku 359
Gjorgjeta Hila 352
Sonila Baka 345
Adriana Gjoni 331
Jorida Tabaku 331

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›