E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku: E drejta është në anën tonë

Përgatitjet e palës kosovare për prezantim të argumenteve në seancat gojore para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, kanë hyrë në fazën finale, ka bërë të ditur për të përditshmen Koha Ditore, zv/ministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku.

Jemi në fazën finale të përgatitjeve tona për fillimin e seancave gojore në GJND. Mund të them se ka ekzistuar një koordinim shumë i fuqishëm edhe vendor, edhe ndërkombëtar për një paraqitje sa më të suksesshme, ka thënë Çitaku.

Sipas saj, për shkak të rregullave të gjykatës ekzistojnë kufizime në deklaratat publike rreth procesit, por megjithatë Çitaku ka siguruar se institucionet kanë bërë gjithçka që këto përgatitje dhe ky përfaqësim të jetë sa më dinjitoz.

Çitaku po ashtu ka thënë se nuk mund të paragjykohet vendimi i GJND-së, megjithatë ka shtuar se, pritet që vendimi të merren në bazë të argumenteve të ofruara dhe siç u shpreh ajo: Si Kosovë fuqimisht besojmë se e drejta është në anën tonë. Telegrafi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›