E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, PD, nis analizën nga baza drejt qendrës



Konkluzionet, ndëshkime dhe korrigjime në parti

Kuvendi, akti final i procesit të analizave

PD-ja nis procesin e analizës së përgjegjësive të rezultatit zgjedhor të 28 qershorit, që nga baza për ta përmbyllur më pas në qendër, me drejtuesit e lartë të PD-së. Përmes këtij procesi, do të ketë marrje përgjegjësish, ndëshkime dhe korrigjime në strukturat drejtuese të partisë në pushtet. Ky proces ka nisur para tri ditësh dhe do të përmbyllet në datën 12 dhjetor, kohë kur 1200 delegatët nga të gjitha degët e PD-së në vend do të mblidhen në Tiranë në Kuvendin e 9-të të PD-së. Pasi demokratët përshtatën kalimin e nëndegëve në grupseksione, ndryshim ky që do të materializohet edhe në statutin e ri të PD-së, tashmë kanë filluar me analizimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Këtë periudhë deri në mbajtjen e kongresit ne po e shfrytëzojmë jo vetëm për zgjedhjen e delegatëve, të cilët kanë rëndësinë e duhur, por edhe për të bërë një analizë se si ka funksionuar partia në këto 4 vjet. Sidomos për mënyrën se si ajo ka funksionuar për kohën gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit. Kjo është një analizë serioze, e cila po bëhet në të gjitha hallkat e PD-së, që nga seksionet e deri tek nivelet e tjera, dhe është një proces që do të përfundojë me kuvendet që do të mbahen në çdo degë, të cilat jo vetëm që do të zgjedhin delegatët, por do të bëjnë edhe një rezyme të analizave të çdo strukture. Kjo, në mënyrë që PD-ja të lexojë siç duhet rezultatin e 28 qershorit dhe të përshtatë dhe të ndreqë të gjitha ato gabime që mund të jenë vënë re gjatë katër viteve që shkuan dhe zgjedhjeve që lamë pas. Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen më të fundit vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar Zgjedhor ditën e shtunë më datë 12 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në orën 10:00. Ky Kuvend Kombëtar Zgjedhor do të jetë akti final i procesit të analizave për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, si dhe i zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në kuvendet e degëve. Këto analiza do të shoqërohen me të gjitha korrigjimet e nevojshme në drejtimin e strukturave lokale, për të mënjanuar defektet e mundshme të vërejtura në zgjedhjet e 28 qershorit. Kryesia e Partisë Demokratike në plotësim të detyrimeve statutore vendosi ngritjen e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë nën drejtimin e nënkryetarit të PD-së, z. Astrit Patozi, si dhe të Komisionit për Rishikimin e Statutit të kryesuar nga sekretari i Përgjithshëm, z. Ridvan Bode. Kryesia e Partisë Demokratike ka bindjen e plotë se ky proces zgjedhor do të fuqizojë më tej Partinë Demokratike në të gjitha nivelet dhe përbën një moment të rëndësishëm të bazës elektorale dhe përfaqësimit publik të Partisë Demokratike.

Analiza, korrigjime në strukturat e PD-së

Analiza e PD-së do të shoqërohet me të gjitha korrigjimet e nevojshme në drejtimin e strukturave lokale, për të mënjanuar defektet e mundshme të vërejtura në zgjedhjet e 28 qershorit. Kryesia e Partisë Demokratike në plotësim të detyrimeve statutore ka vendosur ngritjen e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë nën drejtimin e nënkryetarit të PD-së, z. Astrit Patozi, si dhe të Komisionit për Rishikimin e Statutit të kryesuar nga sekretari i Përgjithshëm, z. Ridvan Bode.

PD, ndryshim mënyrës së organizimit

Në bazë të një udhëzuesi të posaçëm për zgjedhjet e brendshme në PD, janë shkrirë 100 nëndegët e partisë në të gjithë vendin dhe funksionet e tyre i kanë marrë grupseksionet përmes zgjedhjeve të reja, të cilat përfshijnë 38 degët dhe 12 qarqet në të gjithë territorin. Njësia më e spikatur në PD ka qenë nëndega që kishte një përputhje me zonat elektorale, tani zonat elektorale nuk funksionojnë më dhe në çdo qendër votimi që është njësia bazë, është një seksion i PD-së. Kjo është pikërisht njësia që lidh anëtarët e PD-së me strukturat e saj. Niveli i dytë përputhet me njësinë administrative më të vogël, atë lokale, çka do të thotë që çdo komunë ka një grup seksion dhe çdo bashki, ka një grup seksionesh. Në këtë mënyrë bashkitë do të kenë të tjera grupe sesionesh, të cilat do të kenë grupe të tjera ndarjesh organizative. Niveli i tretë do të jetë dega që përputhet me nënprefekturën ose rrethin me konceptin e vjetër, dhe që është njësia më e organizuar dhe njësia drejtuese më kryesore territoriale e PD-së. Kurse niveli i katërt do të jetë qarku, i cili përputhet me zonën elektorale të sotmen, e cila do të drejtohet nga një grup individësh dhe me një koordinator që zgjidhet nga strukturat e PD-së.

box

Statuti i PD-së, neni 39

Kompetencat e Kuvendit Kombëtar

Kuvendi Kombëtar:

1-vendos për programin e partisë dhe linjat kryesore të politikës së saj, të cilat janë bazë pune për të zgjedhurit e PDSH-së në nivel qendror e lokal, si dhe për pushtetin ekzekutiv të drejtuar prej saj;

2-miraton statutin e PDSH-së dhe ndryshimin e tij;

3-zgjedh me votim të fshehtë Këshillin Kombëtar nga një listë ku numri i kandidatëve të mos jetë më pak se 1.5 herë më i madh se numri i vendeve që do të shpallen fitues dhe sipas modaliteteve të përcaktuara nga kryesia e partisë;

4-zgjedh me votim të fshehtë kryetarin e partisë;

5-vendos për shkarkimin e kryetarit të partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar;

6-me propozim të Kryesisë Qendrore ose të Këshillit Kombëtar zgjedh kryetarët e nderit, i cili ka vend e votë në organet qendrore të PDSH-së për gjithë jetën;

7-vendos shpërndarjen e partisë ose bashkimin me një ose disa parti të tjera;

8-miraton komisionet e mandateve, të kërkesave dhe të votimit, që përgjigjen për mbarëvajtjen e punimeve të tij.

9-Të drejtën për t’i bërë kërkesa dhe propozime Kuvendit Kombëtar e kanë:

a. Kryetari i Partisë;

b. Këshilli Kombëtar;

c. Kryesia e Partisë;

d. Kryesia e Degës të Partisë;

e. jo më pak se pesëmbëdhjetë për qind e anëtarëve të kuvendit me të drejtë vote, të shpërndarë të paktën në pesë degë të PD. Kërkesat për propozim kandidaturash sipas kësaj germe, duhet t’i nënshtrohen të njëjtave procedura si të tre germave të para.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›