"Integrimi ne BE, sfida e Ballkanit"
Rozeta Rapushi
Anetaresimi ne Bashkimin Evropian, bashkepunimi dhe liberalizimi i vizave, ishin prioritetet qe dolen nga takimi i djeshem, mes kater krereve te shteteve, atij shqiptar, kosovar, te Malit te Zi dhe Maqedonise. Ne diten e dyte te zhvillimit te ketij takimi ne Vlore, kreret e shteteve, trajtuan tema te rendesishme qe lidhen me situaten aktuale ne rajon si dhe aspiraten e perbashket Euroatlantike te kater shteteve. "Ne kuader te frymes se integrimit Euroatlantik, ne deshirojme qe ne plan te pare te kemi levizjen e lire te qytetareve ne vendet tona, te biznesit dhe te gjitha aktivitetet e tjera", u shpreh ne konferencen e perbashket per shtyp, kreu i shtetit Bamir Topi. Ai theksoi se u prezantoi homologeve te tij arritjet e Shqiperise dhe perpjekjet qe po behen per zgjerimin e bashkepunimit mes paleve, nje diplomaci e re ne rajon, permiresim i ndjeshem i infrastruktures, nje sinkronizim i interesave te vendeve tona per te punuar per nje sistem energjetik te perbashket ne rajon, nje rritje e turizmit reciprok. Po keshtu, Topi u shpreh se u diskutua dhe rreth nevojes se thellimit te punes dhe bashkepunimit per sigurine ne rajon, per luften kunder kriminalitetit, patjeter dhe per krijimin e nje klime atraktive per te gjithe investitoret, qe vijne nga jashte rajonit tone. Ndersa Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, vleresoi jo vetem anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe shprehjen e kandidatures per te qene ne Bashkimin Evropian, por dhe arritjet e Malit te Zi e Maqedonise. "Kosova eshte nje vend i ri, i njohur nga gjashtedhjete vende te botes. Une shpreha konsideraten per njohjen qe kane bere edhe vendet fqinje dhe sigurisht qe kjo eshte nje kaptine e re e zhvillimit te raporteve", tha Sejdiu. Nga ana e tij, Presidenti i Maqedonise, Gjeorge Ivanov, shprehu gatishmerine e vendit te tij per te ndihmuar Shqiperine, Kosoven dhe Malin e Zi, ne rrugen drejt anetaresimin ne Bashkimin Evropian. "Pergjegjesia jone eshte qe te permiresojme infrastrukturen e rajonit dhe te krijojme mundesi me te mira per komunikim dhe levizje. Krijimi i nje aksesi me te mire ne tregjet e rajonit eshte shkembimi i mallrave, shkembimi i sherbimeve dhe mundesia per te kenaqur kerkesat e brezave te ardhshem", tha Ivanov. Edhe kreu i Malit te Zi, Filip Vujanovic, u shpreh se kater vendet kane qellime te perbashketa evropiane dhe kane per synim realizimin e ketyre qellimeve. "Nuk ka Evrope ne teresi pa shtetet e Ballkanit Perendimor dhe ne kemi thene, se pervec deshires edhe Evropa do te kompletohet me ne, kur te behet edhe integrimi i vendeve tona", u shpreh Vujanovic.