Berisha: Pse fitorja ime me 28 qershor, do te jete e thelle

Per here te pare emisioni "Ora e debatit" i gazetarit Alfred Peza ne "Ora News", nuk zhvillohet ne studion qendrore, por eshte zhvendosur ne Vlore. Kryeministri Berisha, ka qene ne vijim te takimeve te tij ne kete qytet, teksa ka dhene pergjigje per te gjithe elementet e fushates dhe arsyet, pse shqiptaret do te votojne mazhorancen aktuale.
Kemi pare nje fushate, qe po ta shikosh ne ekran duket spektakolare, por a meriton dicituren, qe eshte nje fushate ku ka shume show, ka me pak marredhenie me publikun, shume me pak politike ne kuptimin thelbesor qe qytetari te kuptoje realisht se cfare ju keni bere dhe cfare do te beni ne kater vitet e ardhshme, nese i fitoni zgjedhjet...?
Mendoj se fushata kete radhe ka pasur disa dimensione, njeri dimension qe pelqehet me pak nga mediat, se media deshiron ringun, eshte dimensioni qytetar pra ne fushaten tone, te pakten minimumi prej 15 ditesh, te gjithe kryetaret e grupeve ne kemi te bazuar mbi qarqe ne kryetar grupesh, te gjithe kandidatet per deputete, te gjitha strukturat, jane marre intensivisht me takimin me qytetarin, jo me qytetaret por me individin, pastaj edhe me qytetaret. Duke i degjuar ata, duke debatuar me ta, duke vjedhur mendimet e tyre. Se dyti, eshte pasqyruar pjeserisht ne media, pasi jane qindra takime qe zhvillohen ne dite te tilla. Kesaj radhe me shume se kurre, kam bere kujdes dhe ka qene nje direktive shume e qarte e imja, per dimensionin qytetar. Se treti une personalisht, e kam ruajtur dhe dita ime krahas mitingjeve dhe shesheve, te cilat faktikisht po cahen sepse nuk i mbajne dot njerezit, une kam zhvilluar edhe fushaten tjeter, takime individuale me te rinj, me grupe, pra kam ruajtur kete dimension. Kete vit, risia e madhe e fushates sone ka qene komunikimi me mesazh, SMS. Eshte nje avantazh shume i madh, jam jashtezakonisht i inkurajuar.
Ju kane akuzuar se fatura eshte shume e larte dhe do te duhet ta paguani...
Fatura do te paguhet sigurisht, une nuk i rri borxh askujt, te gjitha do t'i bejme transparente.
Qeveria apo PD?
Jo PD, ai eshte nje numer tjeter jo numri i qeverise, eshte nje numer me 67 dhe numri im eshte me 69, nuk ka asnje qindarke, qeveria nuk do te paguaje per kete.
Do te deklarohet ne KQZ?
Pa diskutim. Ajo eshte transparente, jane kompani te cilat i kane te gjitha mesazhet. Pasi ka nje marreveshje me to dhe eshte gjithcka transparente, nuk mund te jene qeveritare mesazhet. Por, sidoqofte te siguroj qe kosto e tyre per PD-ne, eshte shume here me e ulet se sa kostoja e 33 grupeve, me buxhetin e bashkise.
Por edhe ju keni marre grupe...
Te gjitha me PD-ne, as edhe nje si qeveri, ne menyre kategorike.
Ju thoni qe qeveria nuk eshte perzier ne fushaten elektorale, nuk ka asnje punonjes te fushates, asnje liter karburant te harxhuar nga buxheti i qeverise per fushaten, asnje mjet i administrates...?
Une ate qe them eshte kjo, asnje punonjes i sherbimit civil, ne menyre kategorike nuk eshte i angazhuar ne fushate. Madje kjo ka qene porosia perhere, edhe pertej sherbimit civil. Por ato qe jane ne politike, jane ne politike, te gjithe te angazhuar. Eshte nje rregull kudo ky. Prandaj tek ne eshte respektuar rregulli me i madh. Fushata po shkon drejt fundit, ke degjuar ti nderhyrjen e policise ne fushate, te ushtrise, te SHISH, zero! Ja pra kjo eshte fushata jone. Por, mos harro se ne fushaten e kaluar ishte nje bateri kjo per zgjedhjet.
Keni dyfishuar rrogat dhe pensionet, pagat, shendetesia, por nga ana tjeter ka nje akuze direkte nga kryesocialisti Edi Rama, sipas te cilit nepermjet kesaj arritjeje ju tashme keni krijuar nje presion mbi keto grupe, ne menyre qe ata t'ju japin voten, si kembim te asaj qe ju bete?
Keto jane analiza te dobeta, primitive. Une nuk kam rritur rrogat ne menyre selektive te nje grupi qe erdhi me mua ne pushtet, ate e beri partia e tij. Kur une u largova nga pushteti ne 1997, une kam pasur nje rroge 480 mije leke te vjetra, si President i Republikes. Kur u bera kryeminister, une gjeta nje rroge 2 milione e 400 mije. Por, pastruesen apo nepunesin e thjeshte, i gjeta me nje rroge 10 here me te ulet, 11 here me te ulur se timen.
Megjithate per nje vend nuk eshte problem rroga e kryeministrit... Te gjithe shqiptaret do te ishin shume dakord qe ai ta kishte rrogen shume te larte dhe te luftonte korrupsioni.
Jo, s'jam dakord. Nje nga menyrat per te zhvilluar korrupsionin, cfare bene keta zoterinjte, erdhen ne pushtet, nje diference 1 me 5, e ben 1 me 11, midis rroges maksimale dhe minimale. Nje punonjes i mesem ne nje vend perendimor, nuk merr me pak se 1/5 e presidentit apo kryeministrit te vet, ka nje proporcion. Zoterinjte, ato qe i prune ne pushtet, ata iu vune rroga milioneshe, te tjeret i lane me rroga te uleta. Cfare bera une? Ne kater vite, rrogat e larte vetem ua indeksuam, rrogat e uleta ua dyfishuam. Kjo eshte nje platforme politike. Pse e merr ne kete menyre zoteria? Atehere sipas kesaj duhet t'i mbajme regjim urie, qe te mos na votojne.
Po per kartat e identitetit, ka akuza te forta qe u vonuan pertej limitit dhe prapa ketij procesi, mund te fshihet cenim i standardeve te zgjedhjeve...?
Ky eshte procesi me i persosur qe ka pasur ndonjehere ky vend. Nuk ka pare nje proces me te persosur. Mund te te them pse. Ne kemi ne Shqiperi 360 zyra te gjendjes civile, kompania "Sazhem" hapi ne Shqiperi 500 qendra aplikimi. Ne 500 qendra aplikimi, me kapacitetet e saj, lirshem ne kete periudhe kohore mund te aplikonin 3.2 milione shqiptare, lirshem. Kompania, zyrat e veta i kane funksionuar absolutisht ne teresine e saj me kapacitete jo me te medha se 30-40% te potencialit, te kapacitetit qe kishte, pasi kaq shkonin. Kompania kurre nuk i mbylli, perkundrazi, shkoi duke i shtuar zyrat dhe shtrire ne te kater anet e vendit. Marrim shperndarjen, aspektin tjeter. Kompania mund te shperndaje 60-80 mije karta ne dite. Sa shkoje? 20 mije. Ky eshte procesi me i persosur, u dhane me cmimet me simbolike. Por ka nje gje, nje vend i lire eshte vend i lire, dhe nje vend i lire nuk mund te detyroje njeri qe te shkoje te marre karten, nuk mund te detyroje qe te shkoje te terheqe karten. Fale Zotit, fatmiresisht jemi te lire.
Pra diten e zgjedhjeve, nuk do te kete terheqje kartash?
Une jam i bindur qe ata qe kane ndermend te votojne, nuk mund te presin kurre diten e zgjedhjeve per te terhequr karten, diten e zgjedhjeve e kane per te hedhur voten.
Ka nje akuze tjeter te bere nga kryetari Rama, bere ne emisionin "Ora e debatit" se ka nje skenar, nje skeme tuajen, te PD dhe mazhorances, per kontrollin e votave ne menyre mafioze me celular...?
Po eshte marrezi, ai i ka nxjerre nga arkivi i vet, si kontrollohet vota me celular. Ne jemi te zotuar per nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem, ky eshte zotimi yne. Jane 500 vezhgues, jane nga e gjithe bota dhe do te vine ta shohin.
A keni nje mesazh per partite politike dhe per militantet me 28 qershor?
Ajo qe mund te them, eshte se forca politike qe une kryesoj ka bere nje fushate kryekeput konstruktive, ka respektuar kundershtarin, ka pasur nje incident tragjik shume te rende, qe ishte vrasja e aktivistit tone te shquar Artan Zeka, ne Katundin e Ri, nga nje fanatik, me nje akt te shemtuar, ai vendoste posterat ne palestren e tij. Ky i thoshte pse i vendoste posterat. Nuk ka pasur incident tjeter.
Vrasja e kryetarit te deges se PDK-se ne Malesi te Madhe...?
Ketu mua me vjen keq, nese ka elementin me te vogel te karakterit politik, por deri sot ka zero element politik, tani nese nje funksionar i nje partie peson aksident, apo nje vrasje edhe quhet politike, kjo eshte qesharake, kjo eshte qesharake zoteri. Me thuaj cili ishte elementi politik i saj?
Elementi eshte se ai ishte kryetar i nje partie ne nje zone te caktuar, ishim ne kulmin e fushates elektorale dhe nga ana tjeter, ka pasur edhe nje vrasje te nje deputeti te PS-se perpara fushates zyrtare, faktikisht. Elementi politik lidhet me lehtesine per t'u goditur drejtuesit politik, qofshin keto lokal, nga element kriminal...?
Se pari, nuk ka shqiptare qe thote, ose qe ka thene deri me tani, se problemi i deputetit ishte politik...
...Jo, por ishte nje njeri me imunitet...?
...Prit nje minute, se ishte politik ne radhe te pare, po hetohet, do gjenden shkaqet. Problemi i dyte i ketij, as nuk ishte ne fushate, as nuk ishte kandidat, ky ishte nje qytetar qe pesoi nje fat tragjik, per te cilin policia po heton. Nuk ka gje me te shemtuar, me te shemtuar se sa te perdhosesh nje te vdekur. Ai vdiq, e vrau dikush, c'ndodhi do te sqarohet cdo gje, rrethanat dhe pse vdiq ai tani, te tundesh flamurin si ben kryetari i opozites, ky perserit Trebicken. Po te hyme ne kod, mund ta them une ty, por kjo s'ndodh kurre ta themi, ku po shkonte ai, te pyes une ty? Ku po shkonte ai, te pyes une, ku po shkonte nga Malesia e Madhe, tek kush po shkonte?
Thuhet qe do te shkonte te takonte kryetarin e partise se tij...?
Atehere ne kodin me te prere, ka nje problem aty qe une s'e them, se jam i bindur qe s'ka asnje problem.
Ju po akuzoni zotin Ndoka, qe ka gisht ne vdekjen e tij...?
Jo, kategorikisht jo, e mora si shembull. Eshte njelloj si te themi ne tani qe ai e thirri dhe shih aty. Eshte qesharake. Po shkonte per te takuar zotin Ndoka, ne te gjitha koherat ajo ka perbere nje problem per Sali Berishen ne menyre absolute, qe e dine se cfare mund te them, aty nuk ekziston asnje problem, nuk behet ne kete menyre, do te ishte njelloj sikurse te thoshim ne tani qe ai qe e thirri, ai e nxori ne prite. Muhabete jane keto? Keto jane turpe. Ky eshte primitivizem, politika nuk mund te udhehiqet nga gjera te tilla, eshte nje i vdekur, ta hetojne, familja po e qane, familja ka nevoje te dije edhe se si vdiq djali, burri, prindi.
Por dy dite para kesaj ngjarje, zevendesja juaj ne PD, Jozefina Topalli, ne fushaten elektorale prane atij fshati beri nje deklarate, mund te themi jo normale, ku e akuzoi kreun e PDK-se, si mafioz. A eshte normale kjo gjuhe?
Me thuaj mua se cfare mund te kete lidhje midis kesaj deklarate dhe atij aksidenti. Ka nje lidhje, ta them une, atyre qe u dogji kesula, Edi Rames i dogji kesula pas veshit, pasi ajo e goditi Edin, pikerisht ne piken e tij me te dobet, ne ceshtjen e te shkuares se tij dhe lidhjeve familjare me krimet e komunizmit, e te gjitha keto. Tani ata ky eshte reagimi, kjo eshte dobesia e tyre. Ata tani, nga deklarata qe denoi krimin, Edi Rama po te mos donte qe te akuzohej, te votonte ligjin e denimit te krimit kunder komunizmit.
Akuza ishte drejtperdrejt per PDK-ne..?
Po lere ti, reagimin s'e beri PDK, por Edi Rama.
Kishte nje deklarate te zonjes Topalli, me kete qe ju po thoni se jeni dakord me shprehjet e saj, por a jeni dakord me te njejtin qendrim per Partine Republikane?
Nje minute, perpjekjet per te lidhur vdekjen tragjike te nje njeriu, une per cdo te tille kam respektin e padiskutueshem, perpjekjen per te lidhur vdekjen tragjike te njeriu me nje denoncim te lidhjeve me krimet e komunizmit te Edi Rames, kjo eshte jashtezakonisht fatkeqe. Per sa i perket PR-se, aleat kryesor i Partise Demokratike.
Ka dy qendrime te ndryshme, midis jush dhe zonjes Topalli?
Absolutisht jo. Te jesh i sigurt qe vetem nje qendrim ka.
Ishte lapsus i zonjes Topalli?
Mund te jete nje keshtu...
..Te nesermen ne mengjes keni pasur nje takim ne seline e PD?
Te nesermen eshte bere sqarimi, PR eshte aleati yne.
Do ta keni ne qeverine e ardhshme zotin Mediu serish minister?
Kjo s'varet nga une, ky eshte problem i PR.
Nese ua afron, do ta pranoni serish pjese te kabinetit tuaj qeveritar?
Zoti Mediu eshte udheheqesi i asaj partie dhe ajo parti ka te drejten e vet te plote te percaktoje cilin do te sjelle ne qeveri, e para. E dyta, zoti Mediu, e kam thene dhe do ta them prape dhe do ta them gjithmone, ne procesin e anetaresimit ne NATO, eshte nje nga njerezit me kontributin me te madh qe une njoh ne kete vend. E treta, ne nje akt pergjegjesie te plote, morale, dha doreheqjen, u akuzua ne menyre politike nga ata qe u leverdiste te perdornin Gerdecin per qellime politike dhe moren turpin me akuzen qe bene. U spostuan ne fakt ushtaraket. Ndaj edhe une, zotin Mediu, pa e denuar gjykata une e pranoj teresisht te pafajshem, nga ana ligjore, nga ana morale ai ka dhene doreheqjen.
Ne diten e zgjedhjeve, qe ta mbyllim kete ceshtje, te deklarates se zonjes Topalli. A do te kete vota taktike, apo thirrja juaj per te gjithe votuesit dhe per te gjithe militantet e PD-se, eshte qe t'ju votojne vetem ju?
Thirrja ime eshte qe te votojne 10-ten dhe vetem PD-ne. Kjo eshte thirrja ime shume e prere dhe kete e kane pranuar aleatet tane, te cilat jane anetare te nje koalicioni elektoral, por edhe qeverises, ne baze te kontributit qe kane, nuk ua injoroj kontributin. Por thirrja ime e prere per cdo anetare dhe aktivist, eshte te votojne 10, te votojne Partine Demokratike.
A ka nje pakt le te themi, qofte edhe te fshehte, mes jush, zotit Meta, zotit Nano, per te bere nje fushate kunder zotit Rama, sic ka zera kohet e fundit? Pra ekziston nje lloj blloku i politikaneve te filluar me heret...?
Jo, absolutisht jo. As nuk ka dhe as nuk mund te kete. Te dy ata jane eksponente kryesore te se majtes, asnjeri nuk eshte i bere nga Sali Berisha, jane bere vete, qe dihet. Problemet e tyre jane brenda te majtes, pa asnje lidhje, po te jete problemi zoti Peza, ne krahun e Rames qendrojne te gjithe ata qe kane ikur nga une.
Qe jane?
Lere se do t'u prish pune tani, por dihen ata te gjithe, ata qe kane perreth, perfshire vete Ramen, ata kane qene ne partine time.
Vetem 20 minuta qendroi zoti Rama, tek partia juaj?
Po lere kete. Keshtu qe, nuk ka asnje gje, nuk konceptoj qe te kem nje problem. Natyrisht ka nje gje, nuk mund te mos themi qe e majta eshte me probleme, eshte me probleme.
Te natyres?
Problemi me madhor dhe historik i te majtes eshte moskandidimi i Rames. Ky eshte nje akt i pafalshem. E ka pare si i ka bllokuar te gjithe reklamat e Korces me reklamat e tij, kur qytetaret s'votojne ate. Nuk behet ajo. Por nese t'i vendos portretin, vendos emrin ne liste.
Juve ndoshta ua ka lehtesuar punen?
Jo, s'ma ka lehtesuar punen. Pse? Le qe kam kohe qe s'flas per te neper mitingje, per te flisja dhe s'ishte, e pashe qe ishte e kote te flisje me te dhe e lashe pastaj.
A ka nje pikete politike qe doni te arrini, pas te ciles te thoni qe do te dorezohem, do te terhiqem?
Kur isha ne jeten akademike, ndonese ne mjekesi, por me ato njohuri te miat ne shkencat ekzakte, ajo qe me terhiqte me shume ishte Perpetua Mobile dhe ne kerkim te saj ishte nje fenomen magjeps per te cilin shkenca nuk arriti, beri shekuj e shekuj, une flas nga bota akademike... Por cfare me ndodhi mua, me ndodhi qe ne politike e gjeta ate qe s'e kishte gjetur tek shkenca Perpetua Mobile dhe Perpetua Mobile per mua jane reformat. A mundem une te shkeputem nga Perpetua Mobile, nuk ka njeri qe shkeputet dot prej saj...
Nga nje ane eshte e mire dhe nga nje ane eshte e frikshme...?
Jo, s'eshte pushteti, injoroje pushtetin, problemi eshte se ju nje gje, pushteti eshte nje ane, reformat jane pasioni im, gjithcka jane reformat.
Mos pushteti eshte dashuria juaj?
Absolutisht, reforma eshte pasioni im. Le te kthehemi pak ne vitet 1992. Cfare pasioni mund te kishte pushteti ne nje vend qe veren e pare te fitores, u mbulua nga epidemia e zgjebes se s'kishte sapun, qe cdo dite vareshin nga gjemite qe vinin me grure dhe mund te ngeleshin pa buke. Te kujtohet gjashte ditshi i famshem qe kryetari i shtetit kishte nje rroge 16 dollare ne dite, qe s'ia thoshe dot njeriu se ashtu ishte koha, por ishin reformat ato qe bene qe vendi te ndryshoje me shpejtesi. Prape ne pushtet, prape me reforma, jane reformat Perpetua Mobile...
S'mund t'i beje dot njeri tjeter ne kete vend?
Shqiptaret kane te drejte te marrin cdo vendim dhe une do te respektoj gjithnje vendimin e tyre. Por, te me thuhet mua qe une ne kundershtim me vullnetin e shqiptareve te heq dore nga Perpetua Mobile, kjo eshte teresisht jashte cdolloj konteksti dhe logjike.
Ju keni deklaruar se nuk do te shkruani kujtime. Megjithate ju jeni nje gjysh dhe keni niper e mbesa, keni femije, a nuk keni menduar qe nje dite te jetoni jeten duke pire kafe, duke dale shetitje, duke biseduar me ish-kolege, me intelektuale, per te shkuar ne biblioteke, te lexosh librat qe kane mbetur pa lexuar per shkak te angazhimeve...?
Tani te jesh i bindur qe femijet e femijeve jane nga pjesa me e embel e jetes dhe une me ta, pavaresisht nga te gjitha obligimet, por kohen me ta e kam konstante qe e gjej. Keshtu qe, edhe po te mos isha kryeminister nuk mund te them se do te gjeja me shume kohe se c'gjej tani. Ata nuk mund t'i injoroj. Se dyti, librat. Librat gjithnje i kam lexuar dhe i lexoj, por nuk mund te injoroj faktin se mesazhet me kane marre nje pjese te kohes, te cilin une e perdorja shume per librat. Nuk heq dore nga mesazhi, eshte i mundimshem, sigurisht qe eshte i mundimshem, por eshte nje menyre e cila me mban mua ne dimensionin qytetar dhe qe une ne te ardhmen do te mund ta shtri me thelle kete.
Pra ne s'do te kemi fat ta takojme Sali Berishen jashte politikes?
Sigurisht qe po. Por, reformat jane Perpetua Mobile.
Zoti kryeminister, pak me muaj me pare keni vendosur ne malin e Dajtit nje shishe me nje mesazh, a do ta zbuloni perpara apo prapa 28 qershorit dhe a mund te na shuani kureshtjen se cfare fshihet aty brenda?
Ai mesazh eshte per t'u hapur pas vitit 2020, do te shkoj ta marr dhe do t'ua nxjerr mediave. Mund te bej nje konference shtypi ne mal te Dajtit, por mesazhi im eshte ky, une shfrytezoj rastin t'i bej thirrje te gjithe qytetareve shqiptare, te marrin pjese ne keto zgjedhje ne menyren me te qyteteruar, pasi kemi shans te madh, te votojme me infrastrukturen me moderne, per here te pare, qe ne shqiptaret votojme me infrastrukturen absolutisht me moderne, nuk ka me moderne se sa kjo.
Te gjitha sondazhet ju nxjerrin fitues, megjithese ju nuk i besoni, por nuk ju japin aq perqindje votash sa ju ta krijoni i vetem si koalicion qeverine. Ku do t'i gjeni votat?
Nga ajo prekje qe bej une dhe nga fryma qe buron nga zemra e qytetareve, une shoh qe do t'i kem te gjitha mbeshtetjet per te qeverisur sebashku me aleatet e mi. Nuk shoh asnje problem ne kete mes. Por theksoj se keto dite jane shume te rendesishme, eshte ne doren e qytetareve qe t'i japin mbeshtetjen me maksimale ketij projekti, ne interesin e tyre me te mire. Asgje ne qeverisjen time nuk ka qene e njeanshme, jane rritur rroga. Te thashe edhe njehere, po te jete problemi, ne nuk rritem rrogat e larta, ne rrogat e larta i indeksuam. Ne rritem rrogat masivisht, ne rritem pensionet, ne po shtrojme rruge ne te kater anet e vendit. Pra, ne po ndjekim nje program te pergjithshem zhvillimor te ketij vendi dhe nuk shoh asnje arsye, perse te mos bashkohet me ne cdo shqiptar.
Por nese nuk arrini t'i beni votat tuaja, a e perjashtoni nje koalicion me LSI, per te bere qeverine?
Aq sa mund te bej me Partine Socialiste dhe aq mund te bej dhe me Levizjen Socialiste per Integrim. As me njeren dhe as me tjetren, absolutisht. Nuk jane per koalicion, nuk jane keto forca politike. Me thuaj ti mua, se cfare degjove nga programi i tyre, me thuaj, dil e bej nje ankete, pyet 100 shqiptare dhe nese do te thone nje fjali te vetme nga programet e ketyre dy forcave politike.
Por ju ne 2005 futet edhe zotin Xhuvelin, ju nuk kishit asgje programore te perbashket me te...?
Kisha, mjedisin. Jam nje mjek dhe nuk mund kurrsesi te mos jem mjedisor. Kam marre vendime, kur kam shpallur disa vendime, nuk kane besuar te tjeret. Per imoralitet ndodhi ajo e privatizimit te ARMO-s, por s'do te kishte D2 fare ne Shqiperi. Por une do t'i kushtoj edhe ne te ardhmen vemendje mjedisit.
Keto jane zgjedhjet e shtata te pergjithshme pluraliste ku ju merrni pjese, dhe sigurisht qe zgjedhjet kane dy rezultate, kane fitoren dhe kane humbjen, nese PD dhe koalicioni humbet, a do ta pranoni dhe a do i siguroni shqiptaret se do te beni nje kalim te bute te qeverisjes?
Une po shetis ne te kater anet e ketij vendi. ......
Pervec kesaj, eshte detyra juaj te thoni qe do te fitoni sigurisht...?
Nga syte e shqiptareve buron vetem drita e fitores. Tani, te me thuash mua qe, keta qindra mijera, mos milione, prozhektore drite te kesaj fitoreje se nuk i kane qartesuar gjerat, i kane qartesuar gjerat perfundimisht. Sikunder une mbetem gjithnje ne jeten time i vendosur te respektoj cdo verdikt te sovranit, te ketij populli, ndaj te cilit gjithnje sado qe te perpiqesh dhe te besh, mbetesh i detyruar.
Pra ne rast humbjeje, ju siguroni qe do ta njihni humbjen dhe siguroni tranzicion te bute te pushtetit tek kundershtarit...
Tek kush? Une pranoj verdiktin, populli shqiptar do te ma jape mua.
Ju pranoni vetem fitoren?
Une pranoj cdo rezultat te shqiptareve, nuk mund te diskutohet, s'mund te kete nje diskutim kurre.
Ne rast se shqiptaret me verdiktin e tyre ia japin Rames dhe PS-se, a do ta prisni ne zyre per t'ia dorezuar qeverine?
Po s'eshte ky problemi. Por me thuaj mua se pse ia braktisen festen e 33-t, nuk ishte puna e shiut, por mos e thello me tutje kete muhabet...
A i jepni garanci shqiptareve se me 28 qershor vota e tyre do te jete e lire dhe e ndershme, dhe vendi do te arrije standardet e NATO-s qe te mos kemi nga keto probleme?
Cfaredo qe te kete ne dore qeveria dhe Partia Demokratike ajo do te jete nje vote e lire, e ndershme. Une shfrytezoj rastin t'i bej thirrje te gjitha forcave politike, te gjithe lidereve te forcave politike, qe t'i bejne thirrje mbeshtetesve te tyre, qe te shkojme ne nje proces zgjedhor te qyteteruar dhe te deshmojme maturitetin e demokracise sone.
Nese humbni, cdo te beni diten e pare?
Pas zgjedhjeve, do te shkembej mesazhet e urimit per te gjithe mbeshtetesit e mi, do t'u shpreh mirenjohjen dhe kontributin e jashtezakonshem qe dhane ne kete fitore, do te komunikoj edhe me miqte e mi kudo ne bote. Mund te marr nje dite apo dy dite pushim. Pushime ne Shqiperi, jashte nuk bej. Me familjen, por edhe miqte. Shkoj une jashte, por pushimet i bej ne Shqiperi.