E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Me 29 qershor, une do te gdhihen kryeminister

Kryetari i LSI, ish-kryeministri Ilir Meta, eshte shprehur mbreme ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu ne Tv Klan, se ai do te fitoje zgjedhjet e 28 qershorit dhe me 29 do te jete kryeministri i Shqiperise. Ai nuk ka munguar te sulmoje kryesocialistin Rama, duke e cilesuar lider te paprovuar, te toksinuar nga pushteti.

Ju pretendoni te merrni voten e socialistev, duke i ofenduar ata. E kam fjalen per ato qe thuhen ne lidhje me rastin e zotit Ruci?

Zoti Ruci shperndan naten fletushka, ku thuhet se vota per LSI-ne eshte vote per PD-ne. Pse genjen ky dhe tregohet hipokrit. Ai shkaterroi Saranden dhe ia dha Partise Demokratike Bashkine, pastaj edhe ne Tepelene humbi. Zoti Nano e di me mire se sa une qe Ruci ka ikur me fustan drejt Greqise, nepermjet Kakavijes.

Si do te vijojne ngjarjet pas 28 qershorit?

Berisha do te dale ne pension. Rama do te mbetet ne bashki, sepse vete e beri kete zgjedhje. Une do te behem kryeminister, se une jam personi qe do te largoje Berishen nga pushteti. Rama eshte nje piktor qe s'ka shitur asnje pikture ne jeten e vet. Nuk duhet nje lider i paprovuar, nuk duhet nje person i tille, i toksikuar nga pushteti, pasi nuk eshte ne gjendje te gjykoje ne menyre racionale dhe eshte gati te beje gabimet nga me te medha. Shqiperia vetem humbi nga ajo qe beri ai me Sali Berishen.

Keni besim se do te dilni te fituar ne keto zgjedhje?

LSI eshte parti e madhe, do te fitojme, per kete hyme ne zgjedhje. Shqiptaret nuk mund te pranojne nje regjim te rreme demokratik.

Ju keni kerkuar debate prej kohesh, pse e kerkoni nje gje te tille?

Nese eshte risi qe te prishet fushata elektorale, qe te mos behen debate sikurse behen kudo, atehere nuk di cfare te them. Di se shqiptareve u sherbejne per te marre sa me shume informacion.

Sondazhet ju nxjerrin me 5%-6%, cili eshte mendimi juaj, ndersa keni deklaruar se do te merrni 30 deputete ne zgjedhjet e 28 qershorit?

Ne nuk jemi shprehur per sondazhet pas tyre, por qe ne fillim kemi thene qe keto sondazhe te paraqitura ne televizione, jane te manipuluara.

Cili eshte opinioni juaj per qendrimin kryetarit te Partise Socialiste ndaj nje manipulimi te mundshem te votes?

Shqetesimi i Rames eshte se Berisha mund t'i vjedhe voten. Une per kete arsye e ftova ne bashkepunim. Ne rast se nuk do te kete nje koordinim, nje shqetesim i tille mund te behet realitet. Ne kemi bere thirrje qe vezhguesit tane te konsultohen ne baze dhe te vazhdojne bashkepunimi me socialistet e vete dhe progresiste.

Ju mendoni se standardet e zgjedhjeve jane po keq sa ne vitin 1996?

Une mendoj qe standardet e sotme ne disa drejtime jane me mire se '96, ne disa eshte me keq. Ne radhe te pare do te thosha se ne Shqiperi, sot kemi nje presion qe nuk eshte i dukshem, eshte shume shqetesues, qe eshte i karakterit ekonomik, qe nga policia tatimore, ku kerkohet te ushtrohet presion nepermjet administrates dhe te kercenohet biznesi.

A do te ishte me mire te hynit vetem si LSI ne zgjedhje, pasi ne koalicion pragu eshte me i larte, rreth 5%?

Nuk ka prag per LSI-ne, nuk ka asnje lidhje per LSI-ne, pasi ua thashe qe LSI eshte sot mbi 20% ne te gjithe vendin, nuk merrem me Gani Bobin dhe Gani Zgobin. Te gjitha sondazhet jane te gjithe per kete qellim, se Shqiperine duan ta ndajne mes tyre, mes PD dhe PS, qe te bejne te gjitha marreveshjet per Kushtetuten, qe nga sheshet e ndertimit. Jane te dy ne pushtet, Rama dhe Berisha, sepse eshte ne Bashkine me te madhe te vendit. Ju e dini sa here eshte buxheti i Bashkise se Tiranes, eshte 6-7 here me i madh buxheti se nje ministrie, sepse duhet nje marreveshje midis dy pushteteve, qe nga KKRT e ne gjera te tjera qe s'dua t'i kthehem me.

Jeni penduar per greven e urise per Kodin Zgjedhor?

Jam shume krenar per greven e urise qe kam bere, pasi bota mori vesh qe ishte kod pazaresh qe kercenon standardet per zgjedhjet. Ai dhe Berisha jepnin garanci per zgjedhjet ne Shqiperi. Shikoni deklaraten e fundit te ambasadorit amerikan, qe te flet per zgjedhjet sikur te zhvilloheshin ne Afrike, dhe qe nuk jane normale per nje vend brenda NATO-s.

Partia Socialiste ka deklaruar se ka nje program per qeverisjen e ardhshme, ndersa ju thoni te kunderten, duke marre parasysh qe eshte pergatitur nga ekspert cilesore te ardhur me studime nga jashte vendit...?

Ku e kane programin keta cilesoret. Na sjellin sekretare qe vijne nga jashte dhe vijne ne Rinas e thone qe jemi nga jashte. Pse ne vitet 1990 jemi ne tani. Por nuk ka, ata duan ushtare qe t'i perdorin si i perdoren per Kushtetuten.

Jo thoni qe do te merrni 30 deputete, te tjeret ku do t'i merrni qe te beheni kryeminister?

Une me respekt te Kushtetutes do t'i realizoj 71 deputetet.

Neser keni mitingun permbylles apo jo?

Mitingun e fitores, nje fitore mund te kete, s'mund te kete tre. Une mezi po e pres 28 qershorin. Te tjeret duan te mberrije koha, une dua te perjashtohet.

Po ne rast se humbisni zgjedhjet e 28 qershorit?

Do te rishikoj pozicionin tim ne partine Levizja Socialiste per Integrim.

Rama ju konsideron fosile te se majtes...

Se cfare me konsideron ai nuk ka shume problem. Kishin gjetur nje sinkrone qe thoshte Rama qe me Ilir Meten kryeminister dhe une kryetar bashkie gjithcka do te eci me se miri, por une s'do merrem me keto gjera. Te jeni te sigurt se me 29 qershor do te vijoje punen time per krijimin e qeverise socialiste. Ne jemi nje parti e madhe, se faktin qe mblidhet PD dhe PS duke shkelur standardet se kane frike te dalin ne ballafaqim, do te thote qe jemi parti e madhe, fakti qe Berisha dhe Rama nuk ballafaqohet me mua, do te thone qe kam frike. Nese i ke pare ne SHBA bejne ballafaqime, ndersa ne po bejme zgjedhje pa ballafaqim real.

Eshte pergjegjesia juaj, ju nuk kerkuat ne 2007 nje gje te tille...?

Me vjen shume keq, nuk eshte rasti i njejte ky.

Po te fitoje Rama do t'i jepni doren?

Po, do t'i japim doren dhe do t'i them pune te mbare, por do t'i kerkoj edhe ku ke programin. Te jeni te sigurt qe une pres urime me 29 qershor, do te falenderojne. Rezultatin do t'ua them qe ne mbremjen e 28 qershorit, kete e kam vertetuar me ju. Ju mbani mend sa here ia kam dhene doren Edi Rames, po ndersa ai do te na perjashtoi te gjitheve ne. Por edhe nese nuk fiton prape do t'i japim doren dhe do ta integrojme.

Sot po kerkoni te jeni Kryeminister. E ushqeni kete ambicie?

Une do te behem kryeminister, nje kryeminister per nxjerrjen e vendit nga kriza. Une nuk them qe do te jem une o s'ka ne kete vend. Por une kam pervoje dhe do te behem per t'i sherbyer vendit me eksperiencen e fituar.

Me cfare kushtesh do te bashkepunoni me Ramen?

Une kam hyre ne gare qe socialistet dhe progresistet te votojne per LSI. Le te jete zoti Rama, te shikojme se cfare eshte ne gjendje te beje ai dhe cfare jam une. Zgjidhja me 28 qershor eshte qe kryeminister duhet te behet ai qe ka me shume energji, ka pervoje.

Po edhe zoti Rama ka punuar me shume energji ne krye te Bashkise...

Po, por patjeter qe ne do t'i japim me shume mbeshtetje duke qene une kryeminister, pasi e ka lene Bashkine pas dore.

Ju keni thene qe ka qene model i shkelqyer per Tiranen?

Po e kam thene, por kur ka qene me mua, por ai nuk eshte kapiten dhe nuk ka nje program. Ai s'mund te beje rolin e kapitenit te skuadres. Po pse per cdo problem ai duhet te ngreje ministri. Duhet te jeni te sigurt qe gjerat ne Shqiperi do e ndryshojne ne menyre radikale.

Do te kete vend ne koalicionin qe ju kerkoni dhe kushtet per bashkim te kete vend edhe per zotin Nano, Koci etj.,?!

Une jam kunder perjashtimeve.

Jeni pro edhe perfshirjes ne kete bashkepunim te Erion Veliaj qe po ju merr votat?

Mos me bej te qesh. Kam nje natyre qe kur me kap e qeshura, me kap duke qesh fort.

Do ta ftoni edhe zotin Gjinushi qe tregon barsoleta per LSI-ne ne te gjithe Shqiperine?

Se cfare tregon Gjinushi eshte puna e tij, te jeni te sigurt qe te gjithe do te jene ne tavolinen e bashkepunimit.

Te gjitha partite do te jene pjese e tryezes?

Nuk perjashtoj asnje parti nga tryeza.

Cili do te jete pozicioni i presidentit pas zgjedhjeve?

Une jam i hapur per te dyja variantet, ose Presidenti nga populli, qe jep garanci per pavaresine e gjyqesorit, institucioneve Kushtetuese ose me 3/5, te mos jete thjesht nje figure e nje mazhorance te thjeshte.

Kjo figure mund te quhet Fatos Nano?

Une mund t'ju them me shume qetesi ne kohen e duhur, nuk shikoj asnje kandidature tjeter perpara Presidentit aktual dhe per arsye etike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›