E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi, si e vetmja rruge Nga Bamir Topi, President i Republikes

Shqiperia vazhdon te mendoje se integrimi evropian mbetet jo vetem rruga e vetme e jona per te siguruar qellimet, per te cilat ne u mblodhem dhe krijuam kete strukture, forcimin e stabilitetit, sigurise dhe marredheniet e fqinjesise se mire, zhvillimin ekonomik dhe luften e perbashket kunder krimit te organizuar e terrorizmit, por edhe perspektiven me te qarte per nje te ardhme me te mire per popujt dhe vendet tona
Shqiperia vazhdon te mendoje se integrimi evropian mbetet jo vetem rruga e vetme e jona per te siguruar qellimet, per te cilat ne u mblodhem dhe krijuam kete strukture, forcimin e stabilitetit, sigurise dhe marredheniet e fqinjesise se mire, zhvillimin ekonomik dhe luften e perbashket kunder krimit te organizuar e terrorizmit, por edhe perspektiven me te qarte per nje te ardhme me te mire per popujt dhe vendet tona. Vendi im ndodhet sot ne nje moment historik te procesit te integrimit ne Bashkimin Evropian. Anetaresimi ne NATO i kontribuoi dhe natyrshem shpejtoi hapat e integrimit te tij evropian. Ka pak me shume se nje vit qe Marreveshja e Stabilizim-Asociimit ka hyre ne fuqi dhe vendimi per statusin e vendit kandidatit mbetet pritshmeri shume e afert e paraprire nga nje vendim po aq historik: liberalizimi i vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Shqiperia eshte sot nje vend i rendesishem dhe strategjik per te siguruar, garantuar dhe shtrire frymen e bashkepunimit, paqes dhe dialogut ne Evropen Juglindore, ne Mesdhe dhe me gjere. Politika jone e jashtme mbetet e angazhuar ne rritjen e ketij roli per te garantuar stabilitetin politik te rajonit si domosdoshmeri e forcimit te bashkepunimit ekonomik dhe rritjes se mireqenies te qytetareve tane. Ne mbeshtesim perpjekjet e perbashketa qe do te lehtesonin levizjen e lire te qytetare tane, qe do te krijonin per ta nje hapesire ekonomike rajonale pa barriera penguese per shkembimet tregtare e sidomos te elitave intelektuale e kulturore, qe do te ndihmonin njohjen e ndersjellet te tyre per te lene mbrapa paragjykimet qe i kane shoqeruar ata gjate historise se vendeve tona. Nismat dhe tryezat tona, ne permbushje te qellimit qe na bashkon, jane deshmitare te proceseve integruese dhe te raporteve jo vetem politike qe Bashkimi Evropian zhvillon me Republiken e Kosoves. Ne jemi gjithashtu deshmitare te faktit te pamohueshem qe pavaresia e Kosoves i ka kontribuoi paqes dhe sigurise ne nje rajon ku lufta per vite te tera traumatizoi Evropen dhe boten mbare. Shqiperia ka mbeshtetur dhe do te vijoje te mbeshtese perfshirjen, perfaqesimin dhe pjesemarrjen e Republikes se Kosoves ne nismat tona rajonale dhe ato shumepaleshe, si dhe proceset integruese te saj dhe te te gjitha vendeve te rajonit per t’u anetaresuar ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian.
* Nga fjala e mbajtur dje ne samitin e kryetareve te shteteve dhe qeverive te procesit te bashkepunimit te vendeve te Evropes Juglindore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›