Rezoluta, shpresa e fundit e Rames Redaksionale Tv Klan
Votimi i se Merkures ne Parlamentin Evropian, i nje rezolute per Shqiperine ku nder te tjera rikonfirmohet heqja e vizave brenda vitit 2010, i qetesoi perfundimisht shqiptaret, pas skepticizmit qe mbolli opozita shqiptare, madje dhe pas lobingut te hapur per shtyrjen e kesaj rezolute qe ajo beri ne Bruksel. Fatkeqesisht, dita e sotme (e merkura) ishte shpresa e vetme e Edi Rames dhe partise se tij, per te lidhur liberalizimin e vizave me te ashtuquajturen krize politike ne Shqiperi, ose me sakte me hapjen e kutive.
Nje shtyrje e mundshme e kesaj rezolute per ne shtator, jo vetem do te shtynte udhetimin e shqiptareve ne Evrope pa viza pas vitit 2010 ne nje date te pacaktuar, po do te cenonte hapur gjithe proceset integruese, duke shenuar nje fitore virtuale te Edi Rames ne kurriz te endrres shekullore te shqiptareve. Kercenimet e eksponenteve te ndryshem socialiste, se fundi i qershorit do te shenonte zhvillime te reja ne perparimin e te ashtuquajtures ceshtje e transparences apo hapje e kutive, rezultuan nje blof, ne te njejten kohe i dhane fund dhe strategjise amatore te Rames, per te lidhur hapjen e kutive me liberalizimin e vizave.
E teksa shqiptaret sot u qetesuan, Partia Socialiste dhe Edi Rama duhet te jene te shqetesuar. Duhet te jene te shqetesuar per strategjine e gabuar e te pamoralshme qe ndoqen ne kurriz te shqiptareve, duhet te jene te shqetesuar, se si do te dalin nga kjo kenete politike qe e krijuan vete, shkurt dhe shqip duhet te adaptojne nje strategji te re.
Strategjia e deritanishme e Edi Rames, jo vetem nuk i hapi kutite, jo vetem demtoi procesin e transparences se zgjedhjeve qe mund te kryhej shume mire brenda kornizes kushtetuese dhe ligjeve te shtetit shqiptar, por ne te njejten kohe, e futi Partine Socialiste ne nje qerthull politik me kredite te rena, ku zgjidhja me e lehte per te lene Edi Ramen ne postin e kryetarit te Partise Socialiste, eshte bojkoti i proceseve te ardhshme elektorale. Sot u qetesuan shqiptaret, por fatkeqesisht u shqetesua opozita shqiptare, qe i ka akoma me te paqarta hapat qe duhet te hedhe ne te ardhmen.