Integritet apo merkato politike?!
Të mësuar tashmë me lëvizje të shpeshta të deputetëve apo personazheve të tjerë politikë sa në njërin krah në tjetrin, lëvizja e fundit e dy kryetarëve të njësive bashkiake të Tiranës nga partia që drejton Rama tek ajo që sapo ka formuar Koçi ngjan realisht si një lajm i zakonshëm në botën tonë të politikës së përçudnuar. Megjithatë ajo u rrethua jo vetëm me bujë, por edhe me angazhim të "agjentëve" politikë, për të parandaluar me çdo mundësi kalimin te subjekti i ri. Gjithsesi duket se investimi në këtë drejtim nuk rezultoi i suksesshëm jo aq se ishte i vonuar si negociatë, se sa ishte i vonuar në garancitë që jepte për ndryshim kursi e qëndrimi. Rastet deri tani të shumta të kapërcimeve pindarike sa majtas djathtas kishin pas vetes llogarinë e pushtetit e të përfitimeve jo të vogla, siç edhe janë identifikuar. Rasti më klasik mbetet ai i Xhuvelit, i cili jo vetëm celebroi martesën më të pakuptimtë e të pabazë ideologjike, por krijoi edhe modelin e një politikani pa parime dhe moral, të një pisllëku ambiental politik, i cili zhyti në të emra të njohur, por edhe aksidentalë në rrugëtimin tonë të vështirë të tranzicionit. U krijua kësisoj simboli i personazhit që me pak aksione publike dhe intelektuale dhe me shumë dredhi e mungesë personaliteti mund të qëndrojë në pushtet, pavarësisht bindjeve dhe votave, pavarësisht obligimeve dhe përkatësisë politike. Mjafton të jesh një numëror i bindur dhe të kesh harruar diku larg, shumë larg, integritetin e personalitetin. Merkatoja politike nuk prodhoi vetëm një ministër antiambiental e me angazhime që binin në kundërshtim të hapur me filozofinë e dikasterit që drejton, por edhe mjaft personazhe të tjerë nga mazhoranca, të cilët, sigurisht, në këmbim të vlerave që i hipotekuan përmes karriges së pushtetit, nuk ngurruan të bëjnë kthesa djathtas, pa frikën e përplasjeve me disa nga makinat e ngadalta të së majtës. Vëmendjen në të gjithë këtë shfaqje të shëmtuar për hir të interesave ngushtësisht personale e kanë tërhequr vetëm dy lëvizje: Ajo e Nerënxit, që nuk u tundua nga pushteti, pas të cilit vrapoi si i babëzitur ish-kryetari i tij dhe kjo e dy kryetarëve të minibashkive të kryeqytetit, Ilir Kokonës dhe Pandi Sarës, që janë nismëtarë të krijimit të subjektit të ri politik "PS-91". Si deputeti, ashtu edhe bashkiakët dolën me bindje jashtë orbitës dhe përfitimeve të mundshme që sjell mirëkuptimin e pushtetin dhe zgjodhën subjekte politike që tani nuk u garantojnë pushtet, por u kanë garantuar moral. Sepse që të tre nuk janë pjesë e llogarive dhe e merkatos politike, nuk janë pjesë e pazareve që bëhen me emra dhe lista deputetësh, e ofertave që vijnë në rrugë shumë të dyshimta për t‘u vendosur në krye të listës në iks qark apo të tjera si këto, e mundësisë së përfitimit të lejeve për sheshe ndërtimi, të cilat duhet thënë se nuk janë pak tunduese, por qetësisht dhe me një bindje që e dinë vetëm ata që zgjodhën subjekte të opozitës për të vazhduar rrugëtimin e tyre politik. Rrufetë e zemërimit ranë që në ditët e para, pasi nuk mund të ndodhte ndryshe me këta të "pabindur" të mëdhenj, që siç duket do të tërheqin më së fundi edhe të tjerë pas vetes, të cilëve jo vetëm që po u ngushtohen pafundësisht hapësirat e reagimit demokratik në PS, por edhe po përdoren keqas në një rrugë që thellon konfliktin e së majtës dhe nuk tenton aspak ta zgjidhë atë.
Shumë më komode në ushtrimin e detyrave të tyre, për bashkiakët Kokona dhe Sara do të ishte zgjedhja për të qenë të rakorduar e brenda humorit të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, por ata vendosën të prishin këtë humor, pasi integriteti politik u kushton më shumë. Inati gjenetik ballkanas që vepron edhe ndër shqiptarë ka filluar të derdhë pakënaqësinë e vet mbi bashkiakët rebelë, por ata, pikërisht se janë dëshmitarë të kësaj mënyre sjelljeje e qëndrimi, se janë dëshmitarë të ngushtimit të përditshëm që u bën si në planin administrativ, ashtu edhe politik Rama bifunksional, morën një vendim në emër të integritetit. Veprimi i tyre oksigjenon demokracinë, jep një kurajo të munguar për të reaguar edhe atëherë kur vihen në alternativë interesa jo të vogla përfituese pushteti, jep shpresë se jo çdo gjë ka mbaruar në këtë vend. Sigurisht ata nuk mund të identifikohen si heronjtë e demokracisë, pasi veprimi i tyre është i thjeshtë dhe si pasojë e një vetëdijesimi civil dhe refleksioni integriteti që nuk ka pse të dimensionohet si SCOOP, por në mungesën e tmerrshme të këtyre akteve dhe të guximit për të refuzuar benificet e pushtetit e për të shkuar drejt moralit që duhet të ketë ai, sjell optimizëm dhe shpresë. Njëkohësisht tregon se në shoqërinë tonë ka ende vlera që presin për t‘u zgjuar, se ka personazhe që nuk mund të blihen e të shiten, se politikës ende i duhet besuar, pasi drejt saj priren njerëz që nuk kanë vënë mbi gjithçka përfitimin e paranë. Këtu merr vlerë një veprim krejt normal dhe i zakonshëm, duke u kthyer në referencë mediatike, por edhe politike. Duke dalë përtej këtij kuadri, kjo normalisht është edhe një kambanë alarmi për atë që ndodh në sot në oborrin e Partisë Socialiste, që vazhdon të jetë e paorientuar dhe paklorofile opozitare. Sigurisht që vendimi që marrin dy personazhe të spikatur për t‘u larguar nga partia zyrtare, kur llogarisin edhe vështirësinë e nesërme në ushtrimin e funksioneve për të cilat janë votuar, tregon se gjërat nuk janë aspak aq rozë sa duken dhe sa përpiqen të na mbushin mendjen manjanomalinjët që prodhojnë vetëm kundërshtarë dhe armiq, që prodhojnë e mbrojnë tezat e vijës parimore të udhëheqësit të pagabueshëm, që bëjnë të fortin pa qenë të tillë. Edhe trimëritë e lëshuara nga mali i Dajtit se zgjedhjet do të fitohen edhe pa Ilirin, nuk mund të bindin më as vetë një pjesë të butaforikëve që rrethonin plot me humor të shtirur Ramën para disa ditësh në një darkë të pazakontë. Se ja, po fitohen pa njërin Ilir, që është tërësisht sipas sondazheve e pamundur dhe e paargumentuar, por a mund të fitohen edhe pa këtë Ilirin tjetër që iku nga PS se nuk ndjehet mirë, se ka brenda korridoreve të saj shumë servilizëm e nënshtrim dhe demokraci vetëm me recetë? Dhe ky Iliri që iku tani është nga brenda, i di dhe i njeh shumë mirë punët aty, e njeh edhe mundësinë për të folur e menduar ndryshe, por i di edhe mundësitë që ka PS për të fituar. Pikërisht se ka një përgjumje të fortë elektorale në radhët e mbështetësve të PS-së, një skepticizëm në rritje për mundësinë e fitores dhe të zgjimit të energjive reaguese opozitare, se nuk ka asnjë hapësirë për të artikuluar një mendim të kundërt me kryetarin, u krijua një subjekt i ri politik. Zgjedhjet, PS-ja jo vetëm që nuk ka këllqe për t‘i fituar, por ajo po bën aventurën e radhës duke thelluar edhe më shumë hendekun për bashkëpunim me faktorët e tjerë seriozë e protagonistë të së majtës, duke u demonstruar forcë që nuk e ka, unitet që nuk ekziston, politikë të re që është bërë aq bajate sa është kthyer në një lodhjeje pa fund për të gjithë të detyruarit për ta dëgjuar!!!
Një shembull integriteti u dha një ndezje e guximit për të reaguar. Sigurisht jo për të shkatërruar PS-në, por për ta shkundur, për ta kthyer në rolin e saj të domosdoshëm e të vërtetë, për ta bërë realiste e për të njohur vlerat, për ta bërë opozitare dhe jo ortake të pushtetit, vasale të keqe e të bindur të tij. Pavarësisht se ku është e orientuar një pjesë e elektoratit të majtë, i cili po vëzhgon dhe ndjen më shumë siguri te subjekte të tjera të këtij orientimi politik, në PS ka mundësi për të reaguar jo vetëm ndaj mënyrës se si po orientohet e vepron ky subjekt politik, por edhe për të qenë të kujdesshëm e luajalë me partitë e tjera të së majtës, që nuk po rezultojnë të vogla tashmë. Të voglat po rezultojnë të rritura e me mbështetje, ndërsa e "madhja" e mplakur e pa shumë forcë. Kryengritja që me sa duket ka filluar në pallatin rozë, nuk mund të shuhet as me thirrjet nga mali i Dajtit, as me emisarët që kanë filluar të lëvizin me bonot e shtuara tejmase të merkatos politike. Në sfidën midis merkatos e integritetit nuk ka shanse të fitojë gjithnjë e para, pasi xhuvelizmi jo vetëm e ka ndotur shumë politikën, por e ka bërë kaq shumë bajate atë, sa vështirë të ketë sukses e të jetë përcaktuese në profilin e një politike të re të së majtës, ndaj së cilës më larg nga të gjitha sot rezulton PS!