Konsumatori shqiptar kontrollohet nga strukturat e bujqësisë
Në një kohë kur e gjithë bota ndjehet e alarmuar nga ndotja e ushqimeve me lëndën kimike, melaninë, nga e cila 4 fëmijë gjetën vdekjen në Kinë dhe 10 mijë rezultojnë të kontaminuar nga kjo substancë, konsumatori shqiptar ndjehet i pasigurt për ushqimet me vend origjinë Kinën. Frika shtohet edhe më shumë në një kohë kur e gjithë bota ndjehet e alarmuar nga ndotja e ushqimeve me substanca kimike, ndërsa strukturat shqiptare ende nuk kanë një analizë tregu për sa u takon produkteve të shpërndara në treg me origjinë Kinën. Një muaj më parë, në analizën 7-mujore të Ministrisë së Bujqësisë, ministri Jemin Gjana garantoi konsumatorin se do të siguronte shëndetin e tij përmes strukturave të ngritura. Drafti ligjor për ushqimin, i cili nxiste rritjen e masave të siguritë i hartuar që në vitin 2004 nga një grup pune, nuk u pranua nga drejtuesit e Ministrisë së Bujqësisë.