E Diel, 1 Nëntor 2026

ABONENTëT RINIRING VAZHDOJNë Të FITOJNë!

Tarifa më e re e Eagle Mobile Riniring, vazhdon t‘u sjellë abonentëve avantazhe dhe surpriza të bukura. Riniring, duke ofruar tarifa shumë të përshtatshme si 1 lek për 1 SMS dhe 3 lekë për 1 minutë, gjatë fushatës së muajit shtator u dha mundësinë dhe kënaqësinë 1000 shqiptarëve të ndiqnin drejtpërdrejt koncertin e divës së popit, Madona, në Budva, të Malit të Zi.

Gjatë muajit tetor, Eagle Mobile u jep një mundësi të re abonentëve riniring. 67 persona në fillim të muajit nëntor do të fitojnë nga 670 orë (4020 minuta) falas secili dhe 670 persona të tjerë do të fitojnë secili dhe do të mund të dërgojnë brenda muajit të ardhshëm 6700 mesazhe të shkurtra (SMS) falas brenda riniring. Abonentët aktivë riniring, mund të dërgojnë një SMS që kushton vetëm një lek në numrin 15190, duke shënuar aty: EMRIN-MBIEMRIN, MOSHËN dhe nëse ka ADRESËN ELEKTRONIKE (E-MAIL) dhe të bëhen pjesë e fushatës.

Kjo fushatë zgjat mes datave 1-30 tetor 2008 dhe përzgjedhja do të kryhet më 31 tetor në një ceremoni të hapur për gazetarët. Theksojmë se për çdo abonent do të jetë i pranueshëm vetëm një mesazh aplikimi (SMS). Pra, çdo SMS tjetër nga i njëjti numër do të quhet i pavlefshëm dhe i panevojshëm.

Abonentëve me fat do t‘u ngarkohen orët falas dhe SMS-të më datën 1 nëntor 2008 dhe do të jenë të vlefshme deri më 1 dhjetor 2008. Abonentët duhet të kenë aktiv numrin e tyre riniring ditën e parë të nëntorit që të përfitojnë nga orët apo SMS-të falas. Eagle Mobile garanton se jo vetëm me tarifat e veçanta që ofron për abonentët, do të vazhdojë me fushata të reja surprizuese punën e saj përballë opinionit shqiptar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›