Vihet në dyshim siguria e çokollatave dhe biskotave kineze
Skandali i qumështit në Kinë, si dhe njoftimi i Avokatit të Popullit për kontrollin e importit të këtij produkti në zonën shqiptare, ka shqetësuar edhe bizneset e shumicës. Në kinkaleri, në rrugë apo në markat, disa prej produkteve të ëmbla, që tregtohen për të gjitha moshat, gjenden edhe prodhime kineze. Çokollata, ëmbëlsira apo biskota të cilat kanë në përmbajtje edhe qumështin tashmë shihen me dyshim nga tregtarët, të cilët shesin dhe blejnë të tilla produkte. "Deri tani nga autoritetet nuk ka pasur asnjë njoftim për sa i takon shkallës së rrezikshmërisë nëse përmbajnë apo jo qumështin kinez", thonë tregtarët e shumicës. Sipas tyre, doganat shqiptare kalojnë shumëllojshmëri produktesh nga Kina dhe shpeshherë konsumatori shqiptar nuk është aq i kujdesshëm sa të kontrollojë etiketat. Megjithatë, frika e mbetjes stoqe të këtyre mallrave apo të konsumimit të ndonjë produkti të pasigurt është diskutimi i ditës mes tregtarëve të vegjël e të mëdhenj, të cilat kanë si punë të tyren shitjen e mallrave të tillë për konsumatorin. Deri tani, as Ministria e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe as Ministria e Shëndetësisë nuk ka deklaruar zyrtarisht nëse konsumatori shqiptar rrezikon prej nënprodukteve të qumështit kinez të importuara në vendin tonë, apo për përfundimet e një analize të tregut për cilësinë e produkteve të importuara nga Kina. Vetëm Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka ndaluar importin e këtij produkti, pak ditë më parë. Vendimi është bërë publik nga ky dikaster. Nga ana tjetër, inspektorët e higjienës apo shëndetit publik kryen kontrolle në bazë të etiketave që përmban kutia, qesja apo pakoja e produktit, më pas kontrollon distributorin. Këto dy sektorë kryejnë kontrolle laboratorike për cilësinë e këtyre produkteve, në rastet kur ka dyshime mbi cilësinë, apo kur vendoset prioritet kontrolli i një produkti të caktuar për efekt sigurie kundrejt konsumatorit të gjerë. 240 tonë qumësht "Panda" janë zhdoganuar këtë vit nga dogana shqiptare, ndërsa Avokati i Popullit, Emir Dobjani, ka kërkuar kontrolle të imtësishme nga bujqësia dhe shëndetësia me një përgjigje brenda 10 ditësh për të gjitha shqiptarët dhe strukturat shtetërore. Qumështi i përfolur "Panda" ka vendin e origjinës Kinën. Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, ka njoftuar me urgjencë, që më 26 shtator ministrin e Bujqësisë, Jemin Gjana dhe ministren e Shëndetësisë, Anila Godo, për një sasi prej 240 tonë qumësht të koncentruar kinez, të njohur me emrin "Panda", që është zhdoganuar gjatë këtij viti në Shqipëri. Dobjani ka kërkuar kontrollin e tregut, si dhe analizat e këtij produkti, duke i telefonuar me shpejtësi dy ministrave, që duhet të kujdesen për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve.
Tregjet evropiane janë në alarm prej ushqimeve me origjinë kineze, pasi u konstatuan substanca të dëmshme për shëndetin.
Nga institucioni i Avokatit të Popullit, është kërkuar që "të ushtrohet kontroll në të gjitha tregjet shqiptare për produkte me origjinë nga Kina, si dhe në veçanti të kryhen analizat për produktin e qumështit koncentrat "Panda", prezent në të gjitha tregjet tona. Pikërisht një mostër të këtij produkti të blerë në tregun e lirë, Dobjani ia ka nisur me urgjencë ministrit Gjana për analiza.
Tregjet evropiane janë në alarm prej ushqimeve me origjinë kineze, pasi u konstatuan substanca të dëmshme për shëndetin.
Nga institucioni i Avokatit të Popullit, është kërkuar që "të ushtrohet kontroll në të gjitha tregjet shqiptare për produkte me origjinë nga Kina, si dhe në veçanti të kryhen analizat për produktin e qumështit koncentrat "Panda", prezent në të gjitha tregjet tona. Pikërisht një mostër të këtij produkti të blerë në tregun e lirë, Dobjani ia ka nisur me urgjencë ministrit Gjana për analiza.