E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integritet i ulet TIA per gjykatat dhe administraten

Transparency International vëren mungesa e theksuar e integritetit është pika më e dobët e gjyqësorit, legjislativit dhe administratës shqiptare.

Në një monitorim të shtrirë dhe në Kosovë, Maqedoni dhe Turqi, TIA vëren se në Shqipëri progresi ka qenë i ngadaltë dhe ka ende shumë nevojë për reforma e angazhim politik serioz në drejtim të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.

“Fatkeqësisht në disa aspekte të jetës institucionale në vend ka pasur regres më shumë sesa progres. Përsa i takon pushtetit gjyqësor, Shqipëria është e vonuar në zhvillimin e një infrastructure të posaçme për këtë pushtet. Në vendin tonë, proceset gjyqësore ende realizohen në zyrat e gjyqtarëve dhe jo në salla të posaçme. Sa i takon administratës publike vlen të theksohet se meritokracia vazhdon të mos jetë kriteri bazë për emerimet dhe promovimet në administratë. Ka edhe përkeqësim sa i takon parlamentarizmit në Shqipëri, që është sektori i fundit në studim”-thotë Tidita Fshazi, kordinatore e projektit.

Gjyqësori ka siguruar vlerësimin minimal ndër 3 sektorët e monitoruar. Ndërkohë që TIA rekomandon përfundimin e reformës në drejtësi, zbatimin rigoroz edhe në praktikë të ligjeve të miratuara në letër si dhe rritjen e rolit të parlamentarizmit në vend.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›