E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intekonjeksioni, Bode: Diferenca, 21 mln euro

Ridvan Bode, ministri i Financave

TIRANE- Debate te ashpra mes deputeteve te opozites dhe ministrit te Financave, Ridvan Bode ne sallen e kuvendit per linjen e interkonjeksionit Kosove-Shqiperi. Nderkohe qe opozita ka akuzuar qeverine per bllokim te qellimte te projektit per interesa korruptive te qeverise, ministri Bode ka sqaruar se nuk eshte bere asgje me shume sesa parandalimi i nje rasti korruptiv.

Sipas Bodes, diferenca mes dy garuesve ishte 21 milionë euro, vetem per palen shqiptare 8.6 milione dhe si e tille nuk mund te lejohej kurrsesi.

Këtë tender e kemi marrë ne, por në një tender ku diferenca ndaj garuesve është 24 për qind çdo kush ka të drejtë të pyesë. Ne parandaluam një rast korruptiv. Dhe në vend që opozita edhe pse në vend të thoshte faleminderit të paktën duhet të heshte. Si ka mundësi që kërkoni këtë. Nuk është ndershmëri kjo. Pasi ne kemi të drejtë të akuzojmë edhe për interesa akulte nga opozita shqiptare tha Bode.

Ne fjalen e tij, deputeti socialist Arben Ahmetaj akuzoi se kjo ceshtje i kalon kufijtë e një tenderi dhe si e tille duhet te investigohet me drejtesi.

Shifrat që tregove janë të manipuluara, ju nuk duhet të mbroni një aferë korruptive që nuk rëndon thjesht tek konsumatori i energjisë elektrike por kalon në interesa kombëtare. Vonesa e ndërtimit të linjës ka një qëllim, interesat e Serbisë. Kjo është e realizuar sot nga një njeri, kryeministri Berisha, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›