Intelektualët letër Ramës: Jo grevës, pro integrimit
TIRANë- Pas peticionit të personaliteteve të artit, intelektualë të tjerë nga fusha e mjekësisë dhe arsimit, përmes një letre të hapur i kërkojnë kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, ndërprerjen e grevës së urisë që nisi 11 ditë më parë.
Rektorë e profesorë të universiteteve si Dhori Kule, Liman Varoshi, Artan Haxhi, Shezai Rokaj, Skender Kacupi dhe emra të tjerë nga bota akademike, i bëjnë thirrje kreut të PS-së “që të mos pengojë ëndrrën e shqiptarëve për të lëvizur të lirë dhe për t’iu bashkuar familjes europiane”.
Intelektualët shprehen se e shohin grevën e urisë si një mënyrë izolimi që i kundërvihet aspiratave të shqiptarëve.
Ditën e premte 41 personalitete të artit dhe kulturës, i dërguan një letër të hapur kreut të opozitës, Rama, ku i shprehën mosaprovimin e tyre ndaj grevës së urisë. Emrave të artistëve, si Fatos Kongoli, Avni Mula, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Irini Qirjako, Dhimitër Orgocka, Mirush Kabashi etj, iu shtuan sot edhe emra të njohur të fushës së mjekësisë dhe arsimit shqiptar.
Arrin në 212 numri i personaliteteve shqiptare kundër greves se urise se opozites, duke i kërkuar kreut te PS të mos pengojë integrimin e Shqipërisë drejt Evropës.
(e.n/BalkanWeb)