PD: Rama po luan me jetën e grevistëve
TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska tha sot se "kauza" e Edi Ramës për marrjen e pushtetit me çdo mjet, nuk është kauza e integrimit dhe lëvizjes së lirë së qytetarëve shqiptarë. Në një deklaratë për shtyp, Përnaska i bëri thirrje kryetarit të PS-së, Edi Rama që të mos cënojë dinjitetin e grave socialiste, por të marrë qoftë dhe për një moment kurajon të provojë vetë grevën në vend të tyre.
"Z. Rama, të jesh në krye të një force politike, nuk do të thotë të luash me fatet e vendit tënd, jetën e nënave dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Të ndihesh i humbur ti si individ, apo si politikan qoftë, nuk do të thotë se është e humbur gjithë shoqëria", tha deputetja Përnaska, duke shtuar se "kriza dhe drama personale e Edi Ramës nuk është krizë dhe dramë e shqiptarëve".
Ndërsa në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli akuzoi sot kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, se duke mos lejuar shërbimin zyrtar shëndetësor në grevën e urisë po shkel të drejtat më elementare që Kushtetuta e vendit dhe konventat ndërkombëtare garantojnë për të burgosurit dhe grevistët.
Duke dënuar "moslejimin e shërbimit zyrtar shëndetësor në burgun e tyre" PD, e cilëson këtë "një qëndrim çnjerëzor dhe kujdesin e militantëve fanatikë të Partisë Socialiste, që me bluza të bardha shkelin çdo rregull dhe kod etik e moral të shërbimit shëndetësor, duke u shndërruar në vegël qorre të kryetarit të partisë së tyre vetëm e vetëm për qëllime politike anti - humane e barbare".
(m.a/BalkanWeb)