Intelektualët serbë: Merrni pjesë në zgjedhje!
Një grup intelektualësh nga Serbia i kanë bërë thirrje edhe një herë sot serbëve që të jenë pjesëmarrës në proceset politike në Kosovë.
Ata iu sugjeruan banorëve serbë që të jenë pjesë e zgjedhjeve lokale në Kosovë, sepse është mënyra më e mirë për të mbijetuar.
Kryetarja e Këshillit të Helsinkit në Beograd, Sonja Biserko, tha se është shumë me rëndësi që serbët të vendosin për vetveten dhe të jenë faktor politik në Kosovë.
"Kjo mendoj se është një shenjë pozitive për ata që ende janë të pavendosur, për të dalë në zgjedhje dhe ta sjellin një vendim që para se gjithash është i vlefshëm për jetën e tyre. Ne jemi të mendimit se serbët e Kosovës duhet të zënë vendet e tyre në institucionet e Kosovës, që të jenë faktor politik dhe të jenë në gjendje të marrin vet vendimet, përsa i përket ardhmërisë së tyre", ka deklaruar Sonja Biserko.