E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi-Merkel, përkujtojnë fundin e luftës së madhe

Festime të përbashkëta të Angela Merkelit dhe Nikolas Sarkozi në paris, nën harkun e triumfit, për të përkujtuar përfundimin e luftës së parë botërore në 11 nëntor 1918. Është hera e parë në histori që një kancelare gjermane dhe një president francez përkujtojnë së bashku këtë ngjarje. Pasi kanë vendosur një kurore me lule, dy liderët kanë shtrënguar duart përballë një përfaqësie të veteranëve të luftës. Sarkozi dhe merkel kanë marë pjesë në ceremoninë pëkujtimore të ditës së armpëushimit, përfundimin e luftës së parë botërore. Kjo ngjarje, shënoi edhe kapitullimin e Gjermanisë pas katër vitesh lufte. Dy politikanët vendosën kurora lulesh në monumentin e Ushtarit të Panjohur pranë harkut të triumfit, ku me një minutë heshtje në orën 11 të ditës së 11 të muajit të 11, Gjermania nënshkroi armëpushimin i cili i dha fund luftës 91 vjet më parë.
Miliona njerëz humbën jetën dhe dëmet materiale të asaj kohë ishin të pallogaritshme. Dy liderët ishin rrethuar gjithashtu edhe nga ushtarë të shumtë të brigadës franko gjermane dhe oficerë nga të dy vendet gjatë ceremonisë. Sarkozi tha se ai dëshiron që kjo ceremony , "të simbolizojë pajtimin franko-gjerman me qëllim të ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët". Franca dhe Gjermania gjithmonë i kanë theksuar marrëdhëniet e ngushta të tyre brenda Bashkimit Evropian, por së fundmi lidhjet kanë qenë disi të shtrënguara, daj vizita e Merkelit në Paris shihet si hap drejt bashkëpunimit më të madh

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›