E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia hap ambasadën në Kosovë

Qeveria e Maqedonisë ka emëruar sot Stojan Karajanov për ambasador në Kosovë. Karajanov ishte shef i Zyrës për Lidhje të Maqedonisë në Prishtinë.
Vendimi për hapjen e ambasadës në Prishtinë është vendim i përbashkët i kryeministrit dhe presidentit të Maqedonisë, dhe vjen pesë ditë pas vizitës së Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni në Shkup.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdylhaqim Ademi, ka thënë se shpreson që këtë hap do ta ndjekin edhe autoritetet në Prishtinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›