E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen: Në Afganistan duhen më shumë burime

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen deklaroi sot se priste që aleanca të vinte në dispozicion më shumë burime për trajnimin e trupave dhe policisë afgane.
"Ne duhet të stërvitim më shumë ushtarë dhe policë afganë, kështu që unë pres nga aleatët të vënë në dispozicion më shumë burime për misionin tonë stërvitor në Afganistan", deklaroi Rasmusen për radion BBC.
Ai theksoi nevojën për më shumë personel dhe fonde për zhvillimin pozitiv të misionit stërvitor, që tranzicioni i kontrollit te autoritetet afgane të jetë sa më i qëndrueshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›