Maqedoni/ Ahmeti-Cërvenkovski, marrëveshje për emrin
Lideri i BDI, Ali Ahmeti dhe ai i partisë opozitare të LSDM-së, Branko Cërvenkovski kanë rënë dakord për të bashkëpunuar në favor të zgjidhjes së çështjes së emrit.
Sipas agjencive maqedonase të lajmeve, kryetarët e dy partive kanë zhvilluar pasditen e sotme një takim në Tetove, ku janë shprehur njëzëri se çështja e emrit duhet të marrë sa më shpejt zgjidhje.
Ata kane rënë dakord gjithashtu që të ndihmojnë qeverinë në zgjidhjen e këtij kontesti që ka bllokuar proceset e Maqedonisë.
Pas takimit Ahmeti ka deklaruar se ndihet optimist për faktin se e ardhmja e Maqedonisë është në NATO dhe BE.