E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intenca diabolike Gjermani-Vatikan



Ekziston provenienca e një soji amerikanësh proevropianë. Proevropianë në kuptimin se amerikanët “e vërtetë” janë anglo-saksonë dhe protestantë me rrënjë në Evropën Perëndimore, me të cilën duan të mbajnë lidhje të forta kulturore. Këta mendojnë se nëse SHBA-të shpërndahen shumë nëpër botë dhe i “marrin në gjirin e tyre” popujt inferiorë të Evropës Lindore, kështu rrezikojnë të tëhuajsojnë Evropën Perëndimore. Sipas tyre, SHBA-të njëkohësisht rrezikojnë ta dobësojnë Rusinë më shumë sesa do të ishte e dobishme.

Këto grupime dallohen me deklarata si “Serbia/Jugosllavia ishte në anën tonë në dy luftërat botërore”; “Gjermania (e majta e fut këtu edhe Amerikën) e krijoi dhe financoi UÇK-në”, natyrisht shqiptarët (dhe kroatët) gjithmonë paraqiten si fashistë të tmerrshëm dhe heroizmat serbe kundër gjermanëve janë të pashoqe dhe nuk dinë kufij.

Këtu bëjnë pjesë edhe diaspora serbe në Perëndim (kryesisht SHBA), kisha serbe, pjesë të të djathtës hebrenje (që vijnë prej vendeve ortodokse), të djathtat e vendeve ortodokse etj. Edhe një shenjë identifikuese për këto grupime është idolizimi i Rebeka Uestit, autore britanike që kishte aftësi profetike (për ata që nuk e dinë se kush ishte kjo profete: personifikimi i gjermanofobisë dhe serbofilisë.)

Këto grupime kanë gjithashtu tendencë të jenë mjaft kritike edhe ndaj Serbisë, natyrisht jo për shkak të politikave gjenocidale të saj, por për shkak se nuk i çon deri në fund këto politika.

Retorika e “Këshillit amerikan për Kosovën” në qendër me hebrejen e palodhshme Xhulia Gorin, që ka vërshuar në internet me dokrrat e saj histerike antishqiptare, është tipike për këto grupime.

Por gjermanofobia dhe urrejtja ndaj Vatikanit dalin më së shumti në pah te shkrimet e një kishe në Amerikë me emrin “Philadelphia Church of God”, dhe në pamfletin e saj “The Trumpet”. Në këto pamflete e botime tjera të kësaj kishe, Gjermania quhet “bishë” që është rrugës për t’u bërë perandori, me përkrahjen e Vatikanit dhe ndryshimi i balancës të forcës mes Serbisë dhe Shqipërisë, është një pjesë e rëndësishme e këtij konspiracioni gjermano-katolik. Kjo kishë shkon aq larg, sa edhe Rusinë e fut në konspiracion antiserb.

Kjo strategji është efektive edhe në një aspekt, që gjithashtu u bën shumë keq interesave shqiptare, kur Gjermania dhe Vatikani, zakonisht pa asnjë fakt apo arsye (të shëndoshë) “akuzohen” se kanë “plane” me Shqipërinë, ato dy të parat vihen në pozitë defensive dhe duhet t’ia dëshmojnë botës se nuk i përkrahin shqiptarët. Të ishin Gjermania dhe Vatikani vërtet “miq” të shqiptarëve, “akuzat” e tilla nuk do të merreshin si “akuza”, por ata do të qëndronin hapur pranë përkrahjes së tyre. Por një përkrahje e tillë nuk ekziston dhe propaganduesit serbë e dinë këtë shumë mirë.

Për Vatikanin momentalisht është më i rëndësishëm projekti i tij i përhershëm dhe i pamundur për t’i “bashkuar” të gjithë të krishterët ose të krijojë mirëkuptim mes këtyre. Gjermanët dhe shqiptarët kanë realisht interesa të përbashkëta, por interesat gjermane njësoj sikur identiteti gjerman kanë qenë komplet ilegjitime (njësoj sikur ato shqiptare) që prej Luftës së Dytë Botërore dhe Gjermania mezi i mbron interesat e veta e më shpesh vepron kundër interesave të veta, rrjedhimisht rrallë vepron në mbrojtje të interesave shqiptare.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›