Të ripushkatuarit e Berishës!
Nga Nazmi BITRI
Tek lexon emrat e të pushkatuarve prej 72 personash dhe ish- të burgosurve prej 1370 personash menjëherë para syve të shfaqet figura e komunistit Sali Berisha që po i ripushkaton edhe një herë. Ata nuk janë 1370 +72 por tashmë bëhen me mijëra, sepse ato kanë djem dhe vajza nipër dhe mbesa dhe një gjak të tërë saqë Sali Berisha nuk e llogarit. Ai me dinakërinë e tij i ka tollovitur ish- të përndjekurit me formulën e ustallarëve të tij Përça e sundo duke i ndarë në disa shoqata dhe duke penetruar në to me mënyra të ndryshme. Këta ish- të përndjekur veç të pushkatuarve një pjesë e mirë kanë vdekur pa e parë një ditë të mirë në demokraci. Të pushkatuarit i ka vlerësuar me një çmim qesharak ku pushkatimi ishte mbi dënimin 25 vjet. Dhe gjakun e tyre Saliu e shlyekërka me 8 vite të qelbura burg dhe nga këto me dokumente po i sorollat sa andej këndej. Në fundin e dhjetorit 1990 dhe më pas unë isha në krah të të ndjerëve Safet Zhulali e Mirush Mati, të Shkëlqim Hoxhës dhe shumë dibranëve të tjerë që kërkonin liri demokraci. Ne besuam se krijuam një parti të shtresave të përvuajtura që do t ja ndryshonte gjithçka Shqipërisë socialiste. Por gradualisht duke ardhur në parti ish- komunistë, persekutorë, fëmijët e tyre e pamë se kjo parti po merrte formën e asaj me 200 petritë... Iu fut bërryli Azem Hajdarit deri sa e vranë tankun e demokracisë. U driblua Eduard Selami, shumë kuadro themelues u larguan ku një pjesë e mirë e tyre nuk u kthyen në PD, vetëm disa sahanlëpirës që u bashkuan dhe me socialistët dhe u kthyen përsëri për një karrige pushtetari... Këta deri dje villnin vrer kundër Sali Berishës dhe PD- së ndërsa sot i thurin lavde. Prit ku e ka se me formatimin përfundimtar të listave për deputetë do të largohen shumë të pakënaqur sepse s kanë ideal por interes, por ka edhe nga ata që e kuptojnë se Sali Berisha është maniak i diktaturës dhe nxënës besnik i Enver Hoxhës. Diktatura na pushkatoi baballarët dhe ne për hir të demokracisë falëm pa na e kërkuar faljen, ku një ndër ata që duhej të kishte kërkuar falje ishte dhe Sali Berisha edhe për Hysen Sheshorin dhe na bashkoi të gjithëve në një kallëp dhe u bë me ne bashkëvuajtës dhe na bëri dhe ne bashkëfajtorë. O tempora o mores.
Kemi patur një besim tek shoqata mbarëkombëtare e ish- të përndjekurve politikë e Adem Allcit dhe Besim Ndregjonit por dhe këta kane rënë në gjumin e madh letargjik dhe siç e marrim vesh kërkojnë që t ju regjistrojë PD- ja ndonjë emër për kandidat për deputet dhe harrojnë se Sala nuk i deshi deputetët e persekutuar si Uran Butka, Petrit Kalakula, Pjeter Arbnori, Spartak Ngjela etj. E kuptoi dhe Gilman Bakalli se ku të çon rruga e Berishës dhe u largua se Gilmani ishte nga shtresa jonë. Në Dibër një terror të paparë ka bërë ish- prokurori i rrethit, Hulusi Topollaj që ka dënuar me vdekje dhe ka burgosur me shumë vite mjaft dibranë. Ne votuam për 18 vite për PD-në dhe si shpërblim për të përndjekurit e tyre Saliu çon Konsull në Milano të birin e këtij krimineli, Spartakun. Shpërblimin tjetër e bën kryetarja e parlamentit që e quan veten ish- të përndjekur dhe mban jurist ish- shefin e hetuesisë, Dibrës dhe ky kriminel me Ndue Gjinin, Pashk Jushin. Pra vota e ish- të përndjekurve që nga viti 91 e që iu dha PD- së shkoi në favor të ish- persekutorëve tanë TURP o zoti Sali se dhe unë kam thënë njoh Zotin në Qiell dhe Salën në tokë por kam gabuar rëndë sepse ti na zhgënjeve dhe po na zhgënjen çdo ditë dhe po del jo vetëm armik i ish- të përndjekurve por po e zgjeron më shumë rrethin në Shqipëri. Megjithatë të uroj që Ti të kapitalizohesh se shumë shpejt do ta lësh politikën. Ne djemtë e të pushkatuarve do të mblidhemi dhe do të krijojmë një organizatë të pastër më vete, do të bëjmë platformën tonë dhe çështjen do ta dërgojmë jo vetëm në Strasburg por edhe në Hagë. Kemi mjaft avokatë të zotë për këtë çështje. Ju kujtoj edhe një herë se ish- të përndjekur qe duhen shpërblyer nuk janë vetëm 1370+72 por me mijëra, dhe shteti i kishte të gjitha dokumentet dhe mund ti bënte vetë listat, por ju i sorollatët me dokumente që ti kaloni ofsajt. Por mos harro se këta janë me mijëra dhe votat e tyre do të jenë kundër Teje. Desha ti bëj thirrje mikut tim, Besim Ndregjonit që të mos merret vetëm me ceremonira dhe të bëhet një bashkëfajtor apo memec si manekini Simon Miraka, por ashtu si të parët e tij të ngrihet fuqishëm mbi diktatorin e ri. Sepse ne do të jemi në një barrikadë. Gjithashtu habitem me heshtjen e figurës Uran Butka dhe ky kuadër dhe njeri i mirë, duhet të jetë prijës i shtresës së tij. Zoti Berisha: Ju bëj thirrje të tërhiqeni nga persekutimi i mëtejshëm i klasës së përvuajtur se ka vajtur ku nuk mban më tepër. Megjithatë po ju kujtoj një thënie të të madhit Petef: U ngrit deti popull, mjerë kush e provon zemërimin e tij.