Majko Ajo qe po ndodh nje drame brenda PD-se
TIRAN - Ish-kryeministri i Shqiperise Pandeli Majko njeheresh deputeti i Partise Socialiste shprehu dje bindjen se aktualisht Shqiperia qeveriset nga nje oligarki financiare e cila funksion me rregullat e mafies.
Ne nje interviste te gjate per gazeten Shekulli zyrtari i larte i selise roze deklaron se ne thelb ajo qe ndodh sipas tij eshte nje drame e cila nuk mund te jete dhe nuk ka si te jete drame e demokrateve dhe anetareve te Partise Demokratike.
shte nje drame e cila po perseritet. Ka pjese te cilat duken si nje film bardh e zi te cilen e kemi pare dikur ne vitet 90 dhe tani perseri me disa aktore te njohur per ironi te kesaj historie ajo po riperseritet me ngjyra mbase me me shume buje dhe me me shume demagogji. Por ne thelb jam i sigurt per kete qe po them eshte po e njejta analizon situaten ne vend Pandeli Majko.
Zoti Majko disa dite me pare u moren dy vendime mbi integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Nje lajm i mire per te gjithe ishte heqja e vizave per shqiptaret ndersa nje lajm tjeter jo edhe aq i mire ishte refuzimi i statusit te vendit kandidat.
Cili eshte vleresimi juaj per keto dy ngjarje te rendesishme
Mendoj se politika europiane ne momentin qe po kalojme eshte ndare ne dy kendveshtrime ne marredhenie me Shqiperine te cilat jane sa shpresedhenese dhe aq ironike ne te njejten kohe. Kendveshtrimi ai pare eshte ai i marredhenies se re qe Europa ka hapur me nje nder kombet me te vjeter te Europes me shqiptaret. Kjo duhet pare keshtu sic po e them.
shte nje marredhenie e Europes me shqiptaret jo nje marredhenie bilaterale midis qeverise shqiptare me Brukselin zyrtar.
Nese do ta shikonim kete marredhenie sic po kerkon aktualisht qeveria e doktor Berishes ta orientoje ate atehere do te shkonim ne nje drejtim te paditur lidhur me logjiken se perse Shqiperia dhe qeveria shqiptare nuk arriti te realizoje marrjen e statusit te kandidatit per procesin e integrimit ne Bashkimin Europian.
Nese do te besohen thjesht dhe vetem fjalet e mazhorances duket krejt pa sens fakti se nese jemi kaq te suksesshem ne liberalizimin e vizave arsyet e mosmarrjes se statusit te vendit kandidat jane krejt te paarsyetuara dhe te palogjikshme.
E perseris kemi te bejme me dy kendveshtrime te cilat ne nje menyre apo tjeter ia vlen ti analizosh ne thellesine e saj. Ato ne thelb dallojne ne marredheniet qe Europa dhe politika e saj po krijon me qytetarin shqiptar dhe me qeverine shqiptare.
Gjithcka po perpiqet te mbulohet thjesht dhe vetem me suksesin e liberalizimit te vizave per ta perdorur ate si nje lloj perdeje apo historie e cila ne thelb kerkon te fshehe ate qe mund te thuhet fare hapur deshtimin e qeverise shqiptare dhe Shqiperise lidhur me procesin me te rendesishem politik ekonomik dhe me gjere qe ka shoqeria shqiptare perballe procesit te integrimit dhe marrjes se nje statusi i cili do ta vendose ate barabarte midis te barabarteve ne tryezen e Europes.
Une nuk deshiroj te bej as pesimistin as opozitarin e ashper lidhur me kete fakt dhe sigurisht nuk deshiroj ti heq asnje pike atij momenti emocional pozitiv qe kane qytetaret shqiptare per sa i perket levizjes se lire ne drejtim te Europes.
Ne cdo rast mendoj se te dyja keto procese vijne ashtu sic duhet te vinin jane krejtesisht te verteta dhe formulojne realisht ate qe ka ndodhur dhe qe po ndodh me Shqiperine dhe shoqerine shqiptare.
Partia Socialiste eshte pare kohet e fundit te sulmoje mazhorancen ne lidhje me refuzimin e statusit kandidat a ka opozita pergjegjesi per kete refuzim nga Bashkimi Europian Duke pasur parasysh dhe raport-progresin ku shprehet shqetesimi per mosmiratimin e disa ligjeve te caktuara.
Po te degjosh sot nje menyre te komentuari te asaj qe ka ndodhur lidhur me keto qe thate ju eshte me te vertete per te analizuar faktin se si e menaxhon qeveria ne publik kete histori qe sapo ka ndodhur ne marredheniet e Shqiperise dhe shqiptareve me Europen.
Duke sikur ceshtja e liberalizimit te vizave eshte nje sukses thjesht dhe vetem i qeverise aktuale dhe mosmarrja e statusit te kandidatit ka ardhur thjesht dhe vetem si rezultat i pasjes se nje opozite te ciles mund ti vihen tituj nga antikombetare per te vazhduar me demtues bllokues e keshtu me radhe.
Analiza ne kete kendveshtrim tregon sa mungese pergjegjshmerie aq edhe mungese te nje realizmi i cili eshte mese i nevojshem per te qene racional ne qeverisje.
Po te shikosh fjalorin ne vazhdim te mazhorances aktuale sidomos te kryeministrit aktual tendenca eshte per ta shfaqur per ta drejtuar opoziten si nje fenomen i cili qendron jashte sistemit.
shte nje artikulim i cili e ben shume te qarte se ajo qe po prodhohet aktualisht nga elita qeverisese politike i ngjan gjithmone e me teper nje postkomunizmi rraskapites se sa ndertimit dhe funksionimit te nje sistemi demokratik. shte keqardhje por kjo po ndodh.
Arsyet e mosrealizimit te nje funksionimi normal ne marredheniet midis mazhorances dhe opozites ne Shqiperi jane thene dhe sterthene. Une nuk them se opozita perbehet vetem nga engjej dhe ne jemi opozita me e mire qe do te mund te kishte pasur Shqiperia ne cdo rast. Ajo qe mund te them me bindje eshte se sot aktualisht Shqiperia qeveriset nga nje oligarki financiare e cila funksion me rregullat e mafies.
Kur e them kete nuk e them thjesht per ta bere pjese te retorikes se dites por si nje realitet i cili sa vjen dhe po behet me e dukshme ne shoqerine shqiptare.
Kjo shoqerohet jo vetem me daljen ne skene te pothuajse cdo dite te skandaleve te radhes por ka te beje me presionin ne rritje ndaj shoqerise shqiptare ka te beje me menyren e trajtimit te kundershtarit ka te beje me menyren e trajtimit te pergjegjesive qe qeverisja aktuale ka me ndertimin e politikave ekonomike dhe sociale. Ne cdo rast mendoj se kjo eshte nje histori e cila ne radhe te pare kerkohet ti vihet emri korrekt i asaj qe po ndodh te me te gjithe ne.
Nuk thashe me mazhorances thashe me te gjithe ne. Pasi ne thelb ajo qe ndodh sipas meje si nje drame brenda Partise Demokratike eshte nje drame e cila nuk mund te jete dhe nuk ka si te jete drame e demokrateve dhe anetareve te Partise Demokratike.
Ajo ne thelb eshte nje drame e demokracise shqiptare te cilen ne nje menyre apo ne nje tjeter ne kemi per ta vuajtur te gjithe se bashku. shte nje drame e cila po perseritet.
Ka pjese te cilat duken si nje film bardh e zi te cilen e kemi pare dikur ne vitet 90 dhe tani perseri me disa aktore te njohur per ironi te kesaj historie ajo po riperseritet me ngjyra mbase me me shume buje dhe me me shume demagogji. Por ne thelb jam i sigurt per kete qe po them eshte po e njejta.
Ne raport-progresin e Bashkimit Europian ka pasur kritika edhe puna e Kuvendit te Shqiperise. Nga ana tjeter PS ka kritikuar shpeshhere kryeparlamentaren Topalli per keqmenaxhim te ketij institucioni.
Keqfunksionimi i Parlamenti ka ardhur si pasoje e marredhenieve te kushtezuara me parlamentin qe ka Partia Socialiste gjate gjithe kohes pas perfundimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 dhe qe nuk mundeson miratimin e disa ligjeve apo eshte faji i kryetares se Kuvendit
Une mendoj se parlamenti aktualisht ndodhet ne diktatin me te paprecedent qe mund te kete pasur parlamenti shqiptar nga qeverisja ekzekutive. Nuk mendoj se keqfunksionimi i parlamentit vjen vetem per arsye te brendshme.
Ai vjen per arsye te cilat kane te bejne me marredheniet e qeverise me parlamentin dhe te diktatit i cili buron nga menyra se si eshte organizuar dhe funksion aktualisht partia kryesore e mazhorances.
Do te ishte per mua deri diku e pavend te thosha se mosfunksionimi i parlamentit shqiptar lidhet me emrin e vetem te nje njeriu dhe ne rastin korrekt kryetares se parlamentit. Do te isha shume i siperfaqshem dhe do ta pohoja kete fakt keshtu.
Mendoj se gjerat ne menyren e funksionimit dhe trajtimit te asaj qe po ndodh ne politiken shqiptare ne pergjithesi dhe me qeverisjen ne vecanti ka te beje me ndertimin tanime te nje qendre shume te forte vendimmarrese e cila ne disa raste per arsye te cilat njihen dhe nuk njihen ne publik funksionon ne menyre informale.
E them kete sepse aktualisht Shqiperia qeveriset nga nje parti e cila nuk ka forume te zgjedhura dhe gjithcka funksion sipas deshirave te nje individit te vetem me emrin Sali Berisha.
Keshtu qe ajo qe mund te thosha ne menyre te shkurter do te ishte fakti se sot parlamenti eshte pamja me e qarte e asaj se si funksionon sot sistemi legal ne Shqiperi jo vetem per menyren se si prodhohen ligjet jo per menyren se si funksionojne marredheniet midis opozites dhe mazhorances por edhe shpesh per menyren se si funksion raporti legal i qeverisjes me ligjin dhe Kushtetuten ne Shqiperi.
E perseris eshte pjesa me e dukshme e cila pastaj fillon dhe degezohet ne marredheniet me qytetaret ne marredhenie me pronen ne marredhenie me shume vendimmarrje te cilat sot e kane bere thuajse te padukshem kufirin midis ligjshmerise dhe paligjshmerise ne Shqiperi.
Krahas lajmeve te keqija per Shqiperine kryeministri Berisha ne daljet e tij publike po permend gjithnje e me shume faktin se qeveria solli liberalizimin e vizave. Madje ai ka akuzuar opoziten se ka qene pengese e ketij procesi.
Zoti Majko a mund te themi se ka filluar fushata per zgjedhjet e ardhshme vendore
Mendoj se ne nenndergjegjen e Sali Berishes situata pas zgjedhjeve te 2009 eshte shfaqur me nje menyre shume te cuditshme por do te thosha deri diku te vertete Sali Berisha nuk e ka mbyllur fushaten e vitit 2009.
shte subkoshienca dhe ndergjegjja e nje individi qe e ka shume te qarte faktin se nuk eshte fitimtar faktin se ne raport me shumicen e qytetareve te vendit te vet ai eshte nje minoritet.
Mendoj se kjo e ka dhe arsyetimin se pse sot ne kemi nje kryeminister i cili ne menyre te paprecedent krahasuar me koleget e vet te vendeve normale europiane apo vendeve anetare te NATO-s shfaqet me te njejtin podium te fushates elektorale te partise se tij dhe per te folur perpara turmave a thua se fushata elektorale eshte ne kulmin e vet a thua se po diskutohet thjesht jo prerja e nje shiriti apo diskutimi normal i fenomeneve te qeverisjes dhe duket sikur gjithcka ka te beje me nje fushate e cila per fatin e keq te shqiptareve nuk ka mbaruar ende qe nga qershori i 2009-es.
Zoti Berisha dhe mazhoranca e tij jane te qarte lidhur me terrenin mbi te cilin ata kane mbeshtetur kembet dhe vazhdon te shfaqet me kete pasiguri ku nuk dallon nese kemi te bejme me nje kryeminister apo me nje kandidat per kryeminister.
Ky individ vazhdon te luftoje ne menyre te vazhdueshme nga 2009 dhe ketej per ti bindur qytetaret e vendit te vet se ai eshte kryeministri dhe sic edhe thote do te qeverise per 10-15 apo kushedi sa vite me pas. Nje terapi e lodhshme ku zgjedhjet qe vijne i ngjajne mullinjve te eres perballe kaloresit te lodhur te tranzicionit Sali Berisha. Kaq
Nje tjeter zhvillim i rendesishem ne skenen politike shqiptare eshte dhe oferta e fundit e PS-se qe kerkon hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit pa fletet e votimit.
PS ka kerkuar prej kohesh hetimin e zgjedhjeve permes fleteve te votimit a e demton hetimin heqja dore prej tyre
Ne radhe te pare mendoj se ne duhet ta shikojme kete vendimmarrje te opozites kete oferte te re te opozites ne funksion te asaj qe aktualisht sic e thashe me pare nuk qeverisemi nga nje qeveri normale e cila nje pjese te shqetesimet te saj duhet ta kete per menyren se si duhet te merret vesh me opoziten.
Kemi te bejme me nje qeveri e cila ne menyre te tejskajshme eshte perpjekur jo per here te pare ndaj nje individi qe eshte sot kryeminister dikur dje President ka bere te njejten gje per ta nxjerre opoziten nga sistemi legal i funksionimit te saj.
uke pare kete sistem rregullash per ne u be e qarte qe Sali Berisha deri ne zgjedhjet lokale nuk kishte ndermend te hapte kutite per te kryer transparencen e zgjedhjeve te 2009.
Me kete sistem rregullash ai donte qe ti conte votuesit shqiptar ne menyre te topitur perballe nje sistemi ku ai ne menyre te qarte do te luante njeriun e forte i cili ishte i palekundur dhe qe ne thelb i ofronte qytetareve shqiptare dy menyra jetese te konformoheshin ose te mbeteshin te pashprese perballe nje individi i cili negociaten e konsideron te huaj per tu marre me ata qe mendojne ndryshe.
shte me vend te theksoj se qendrimi i Partise Socialiste opozites se majte dhe me gjere eshte unik pasi sot te gjitha partite opozitare ekzistuese ne Shqiperi kane te njejtin pozicion per sa i perket transparences se zgjedhjeve. Besoj qe reagimi i Europes u ndje shume shpejt duke nisur qe nga takimi i Komisionerit Fyle me kryetarin e opozites dhe me gjere.
Une jam i bindur se kjo levizje e opozites ne thelb me shume se sa per te treguar dobesine e saj te leshimit te gjerave rruges nese do te flisja ne sensin pesimist te fjales.
Kjo qe po ndodh ka te beje edhe me nje reflektim te thelle pas pozicionit shume te qarte te Europes lidhur me qeverisjen dhe cilesine e saj lidhur me funksionimin e sistemit te demokracise ne Shqiperi me raportin qe u shfaq dhe per publikun dhe per institucionet europiane per mosmarrjen e statusit te kandidatit.
Per ne eshte shume e qarte se ecja ne nje sintoni me politiken Europiane me politiken ku ne fund te fundit gjithe shoqeria shqiptuare pa asnje perjashtim ka endrren e vet te se ardhmes mbetet themelore.
Prandaj ne kete kontekst mendoj se me shume se sa kemi te bejme me nje leshim kemi te bejme me nje organizimin e nje historie politike e cila tanime e sjell ne nje ze si zerin e shqetesuar te Europes qe vjen nga Bruksel ashtu edhe zerin e opozites e cila ne nje menyre apo tjeter po kerkon nje aleance sa me te gjere te mundshme per te shmangur kete rrezik dhe nje problem te perseritur te historise politike shqiptare.
shte shume e qarte per cilindo se me qeverisjen aktuale dhe statuskuon politike qe ekziston ne Shqiperi ne nuk mund te kemi as reforma te qenesishme as nje legjislacion i cili te jete funksional.
Pasi ashtu sic e thashe edhe pak me pare perballe kemi nje grup njerezish te cilet funksionojne me nje logjike te hekurt te telefonit te prishur ku rendesi nuk ka aspak ligji i shkruar por thjesht dhe vetem urdhri i atij qe aktualisht qeveris vendin.
Kjo menyre te funksionimit e cila e ka sjelle situaten ne marredheniet e qytetareve me qeverisjen si nje marredhenie midis punetoreve me meditje dhe nje oligarkie financiare qe funksion me rregullat e mafies besoj se ne nje menyre shume te qarte i duhet dhene fund.
Ne kete kontekst mendoj se me shume se sa kemi te bejme me nje leshim te opozites deklarimet te fundit te saj per sa i perket raporteve me procesin e transparences kane te bejne ne thelb edhe me berjen sa me te qarte te situates teper te rende te asaj qe quhet krize ne Shqiperi. Koha do te kaloje dhe mendoj se faktet do e tregojne kete.
Ju flisni per nje krize ne vend si mendoni se do te ishte zgjidhja e kesaj krize dhe cfare mendoni se do te vije pas kesaj
Shume e veshtire tanime te besh parashikime. Ajo qe mund te them ne kete moment eshte se kjo do te jete nje histori jo e shkurter do te jete nje beteje e gjate pasi sic e thashe aktualisht nuk funksionojne rregullat normale te politikes ne marredheniet e qeverisjes dhe te opozites.
Kjo eshte arsyeja qe ne po kerkojme dhe po operojme per te gjetur sintoni jo vetem brenda Shqiperise por edhe jashte asaj.
Pa diskutim deshiroj te them se kjo eshte nje beteje ku cilido qe do te ndihet i lodhur sigurisht qe ka mundesine ta shprehe kete ose te hiqet menjane.
Por une jam i bindur per ate qe njoh tek Partia Socialiste se eshte nje nga partite qe kane lindur per te qene te bindura ne qellimet e veta. PS nuk hyn te shtresat e shoqerise shqiptare qe jane thjesht dhe te vetedijshme per ate qe nuk duan ndryshe nga shume fraksione politike qe ekzistojne ne terrenin shqiptar.
Ajo hyjne tek te rrallat parti e cila me teper se sa pohon per cfare nuk do ajo ka te qarte qellimet qe do te arrije. Pikerisht ky besim qe kam besim tek kjo shtrese shoqerore qe quhet PS me ben te qarte se pavaresisht se kjo do te jete nje beteje e gjate ajo do ta kete nje konkluzion dhe une jam e bindur se do te jete pozitiv.
Kryetari i PS ka deklaruar se duhet te kete zgjedhje te parakohshme. Ne rast se do te kete zgjedhje te parakohshme a do te hyni ne keto zgjedhje me kryeminister Sali Berishen
Ne funksion te krizes politike ketu ka nje varg ceshtjesh te cilat ne jemi duke i diskutuar edhe brenda vetes. Shpesh mekanizmat e politikes fundin e kane deri diku absurd pasi ai lidhet thjesht dhe vetem me llogari matematikore pavaresisht se logjikat mund te jene te hekurta. Ne politike jo vetem ne Shqiperi eshte matematika ajo qe vendos dhe e kam fjalen sidomos per matematiken e parlamentit.
Aktualisht mazhoranca politike shqiptare ka nje matematike e cila per momentin megjithese eshte e zhubravitur eshte funksionuese per momentin. Jane mbi 70 vota qe mbajne ne kembe aktualisht qeverine dhe oligarkine e zotit Berisha.
Ky eshte nje problem i cili vlen te shikohet ashtu sic eshte dhe une nuk besoj se tani kjo interviste eshte vendi ku une te them me hollesi hapat qe i shikoj te mundshme per tu hedhur ne te ardhmen e afert pasi do te ishte me te vertete nje interviste shume e gjate.
shte deklaruar se do te kete nje mocion mosbesimi fillimisht per kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli dhe me pas mocion ndaj kryeministrit Berisha.
A ka nje skenar per rrezimin e kryeministrit dhe dergimin e vendit ne zgjedhje te parakohshme
Mund tju them me bindje se per momentin aktual qe po kalon politika dhe balanca matematikore ne parlament thuajse cdo votim ne parlamentin shqiptar ne thelb eshte nje votebesim per qeverine aktuale.
shte nje qeveri e cila sot qe flasim anulon pothuajse cdo vizite te ministrave te saj jashte vendit per cilendo arsye per te realizuar matematiken e votave per ligjet ne parlament. Kjo ecje me paterica nuk dihet sa do te vazhdoje. Por ne sensin e parjes se votebesimit terheqja e fijeve te politikes sot qe flasim eshte ne maksimum.
Ne kete kontekst mendoj se akti i mosbesimit nuk duhet pare thjesht dhe vetem si nje moment formal ne nje kohe te caktuar por po ju them se ai ndodh pothuajse cdo here qe ka votim te rendesishem ne parlamentin shqiptar.
Duke u rikthyer tek ceshtja e ofertes se fundit kryeministri Berisha ka shprehur mosbesimin e tij duke kerkuar nga zot Rama dergimin me shkrim te saj. Si ju duket kjo sjellje qe ben kryetari i mazhorances
shte nje loder procedurale asgje me teper. shte nje loder e cila ne thelb ka te beje me ate qe thashe pak me pare sistemi i rregullave qe Berisha ka dashur te orientoje ne tavolinen e zgjedhjeve te ardhshme lokale. Ka qene pikerisht qe ta coje opoziten shqiptare ne nje histori bllokimi dhe vetem kaq.
Ajo qe sot ai aktualisht po merret me teper eshte fakti i thjeshte se ai me te vetet e ka kuptuar qe sot ne qeverisjen e tij me shume se sa matematike e votave ne parlament faktor kryesor eshte krijimi apo ndertimi i nje skene politike e cila ta sjelle opoziten aktuale sa me te dobet sa me te shperhapur ne qellimet dhe fokuset e veta politike.
E perseris qe levizja e fundit e opozites ne thelbin e vet nuk ka te beje aspak me shfaqjen e dobesise ajo ka te beje me shmangien e nje historie politike e cila prodhohet nga nje sistem i cili sot qe flasim ne Shqiperi funksion si postkomunizem aspak si demokraci.
Opozita ka lajmeruar per zhvillimin e protestave por ende nuk ka nje date te sakte dhe nje percaktim axhende te pakten publike. Cila eshte arsyeja qe nuk ka nje date per rifillimin e protestave apo ka dicka qe nuk shkon ne kete drejtim...
Mendoj se ka te beje me teper me ceshtje te ndermarrjes te nje vargu hapash te cilat sic e thashe jane te dukshme per publikun qe kane te bejne jo thjesht me shikimin e situates apo te koordinatave te opozites me ate qe ndodh me shoqerine shqiptare dhe brenda vendit por me gjetjen edhe te nje sintonie me aktoret nderkombetare.
Nuk mendoj se kemi te bejme me ndonje shfaqje dobesie fakti qe nuk po diskohet nje date per protestat.
Mendoj se ajo qe po na pret perpara eshte nje histori politike e cila do te kete pa diskutim dimensionin e protestave por do te jete e komplikuar edhe per arsyen e asaj qe nje pjese e perplasjes sone me qeverisjen aktuale pa dyshim do te jete ne tavolinen e negociatave pa dyshim me pranine edhe te faktoreve te tjere te interesuar qe Shqiperia te mos rreshqase ne drejtim te nje vrime te zeze e cila pastaj ta ktheje historine e ketij vendi perseri te lidhur vetem me deshirat dhe aspiratat e nje individi.
Kete sesion parlamentar ka pasur nje fenomen trafikun e deputeteve kalimin nga opozita tek mazhoranca apo nga mazhoranca tek opozita.
Si e shikoni ju keto levizje kete fenomen te ri dhe sa ndikon kjo ne marredheniet midis politikes dhe votuesve
Mendoj qe ne pergjithesi keto levizje te cilat duhen thene qe ne publik kane pasur reagime te natyrave te ndryshme duhen pare si fenomene subjektive.
Levizjet e individeve te vecante ne thelb e kam fjalen sidomos per opoziten nuk kane te bejne me historine e te berit opozite ne Shqiperi jane fenomene subjektive te cilat edhe kur levizin nga drejtimi i opozites ne drejtim te mazhorances edhe kur levizin ne drejtimin e kundert si fenomene subjektive i takon individeve qe kane kryer keto levizje te japin shpjegime ne publik.
Pergjithesisht keta individe do te ndodhen perballe nje gjykate publike shume te mprehte dhe shume te fokusuar per ti mirekuptuar ose keqkuptuar levizjet e tyre si levizje te cilat kane te bejne me nje moral te caktuar apo me nje interes te caktuar. Per momentin mendoj se nuk mund te thuhet me teper per kete qe po ndodh brenda parlamentit shqiptar.
Zoti Majko krahas akuzave per korrupsion qe ka bere opozite dhe denoncimit te nje sere aferash asnje levizje nuk ka as nga prokuroria dhe as nga qeveria. Ne nje vend normal demokratik shume gjera do te leviznin pse ne Shqiperi gjithcka hesht
Kur ju thashe qe sot qeverisemi nga nje oligarki financiare qe funksionon me rregullat e mafies nuk e perdora se me pelqen si shprehje per nje lloj opozitarizmi te ashper karshi qeverisjes aktuale.
Mendoj se ne kete moment delikat ne te cilin ndodhet zhvillimi politik ne Shqiperi dhe qeverisja aktuale niveli i marredhenieve te kundershtareve politik dhe mbi te gjitha marredhenia e elites politike me ligjin e ka bere shume te qarte arsyetimin se mbi cfenomen po levizim mbi cshina po levizim te gjithe se bashku dhe sidomos ne cdrejtim po na terheq e ashtuquajtura lokomotive qe quhet qeveri.
Sot Shqiperia ka nje shtrese njerezish te cilet pa as me te voglin dyshim mund te konsiderohen si te paprekshem keta nuk i prek ligji keta ndodhen ne nje korace te mbrojtur nga cdo lloj akuze dhe nga cdo lloj veprimi. Ky nuk eshte nje autosugjesticion qe opozita po ia orienton vetes dhe pjeses qe i beson ne publik.
Mendoj se ky eshte nje perceptim qe po shfaqet edhe si drame brenda radheve te PD-se. Nese nje demokrat do ta kishit pyetur vite me pare perpara se ata te vinin ne pushtet se kjo qe sot po qeveris vendin do te ishte vertete qeverisja qe ata enderronin
Ju siguroj se pjesa me e madhe e tyre do te thoshin se as ne enderr nuk do ta kishin pare faktin se shume njerez te cilet kane qene edhe nga me te ashprit karshi politikes apo vete militanteve te PD-se ne opozite sot do te ishin ne kolltuket e pushtetit.
Kjo qe po ndodh nuk eshte pragmatizem por nje banalitet i lodhur. Ajo ka te beje per ata te cilet jane konformuar duke shtyre ate qe duhet 24-oresh i ekzistences dhe ne nje menyre apo tjeter lidhin interesat e vendit te punes apo interesa te tjera me qeverisjen aktuale.
Ne thelbin e kesaj qe po ndodh me te gjithe ne nuk eshte se kemi te bejme me nje perplasje deri diku ekstreme midis dy palesh te cilat realisht po kerkojne tia marrin pushtetin njera-tjetres. Nese do ishte keshtu ia vlen te mbushesh me nje lloj cinizmi.
Sa me shume kalon koha eshte shume e qarte se perplasja qe ekziston sot midis opozites dhe pushtetmbajtesve nuk eshte nje marredhenie e cila ka te beje me marrjen e pushtetit por ka te beje me nje marredhenie me te rendesishme per te mos lejuar shoqerine shqiptare te orientohet ne nje drejtim te paditur.
Pa dyshim mosmarrja e statusit te kandidatit eshte nje kambane nga me te rendat qe ka rene sot per te gjithe shoqerine shqiptare dhe eshte nje kambane e cila nuk ka te beje me nje opozite fajtore.
Sepse nese do te mendonim se sot Shqiperia nuk ka marre statusin e kandidatit per BE vetem per faj te opozites atehere pa dyshim se ne nuk do te ishim vetem vendi i pare qe na refuzohet statusi i kandidatit por do te ishim pa dyshim vendi i pare ne te cilin fajtor per kete akt kaq te rendesishem nuk do te ishte qeverisja dhe cilesia e saj por do te ishte opozita.
fare komedie Mendoj se edhe ata te cilet ushqejne cinizem apo mosbesim karshi opozites duhet ta shikojne me syte e realitetit ate qe po ndodh aktualisht me Shqiperine.
Sot e perseris perplasja qe ekziston mbi opozites dhe pushtetmbajtesve nuk eshte nje perplasje per pushtet eshte nje perplasje per te mos lejuar Shqiperine te rreshqase me keq se cfare eshte.
Ka pasur qendrime te ndryshme mbi ndertimin e xhamise prapa Pallatit te Kultures jeni pro ndertimit ne ate vend
Kam qene nder partizanet qe xhamia duhej te ndertohej. U ndertua kisha katolike u ndertua kisha ortodokse dhe myslimanet nuk duhet te ishin te fundit. Kete me lejoni ta them une nje jomysliman. Mendoj se dhenia e lejes per xhamine eshte deri diku e vonuar. Ne kete thelb mendoj qe ia vlen te kete edhe nje ndjese.
Ka pasur shume protesta per pronat ne Orikum Hamallaj. Si e shikoni ju keto levizje kur ka kaq shume perplasje per ceshtjen e pronave ne bregdet
Sot ajo qe po ndodh ne bregdet ne jugun e vendit mendoj se eshte shfaqja me e dukshme e ajsbergut te marredhenieve pronesore ne Shqiperi. Kjo eshte nje nga cilesite e sistemit legal te cilet eshte ndertuar ne keto 20 vite.
Pa dyshim i takonte PD-se si perfaqesuese e shtresave te konsideruara sipas saj pronaret ish te perndjekurit e keshtu me radhe qe te ishte interlekutorja dhe vendimmarresja me e rendesishme ne kete drejtim.
PD per arsye te veta megjithese u konsiderua nje parti e djathte vendimmarrjet e saj pergjithesisht kane qene te majta. Sot qe po flasim realisht ne Shqiperi eshte duke u permbyllur faza e shpronesimit te dyte dhe ndoshta fundor te atyre qe quhen pronaret legjitim te Shqiperise. Ne kete rast nese shpronesimin e pare per arsye ideologjike e beri partia ime e vjeter shpronesimin e dyte pergjithesish per arsye interesash edhe financiare po e ben partia e konsideruar e djathte e drejtuar nga Sali Berisha.
Postkomunizem
Ajo qe po prodhohet aktualisht nga elita qeverisese politike i ngjan gjithmone e me teper nje postkomunizmi rraskapites se sa ndertimit dhe funksionimit te nje sistemi demokratik. shte keqardhje por kjo po ndodh. Arsyet e mosrealizimit te nje funksionimi normal ne marredheniet midis mazhorances dhe opozites ne Shqiperi jane thene dhe sterthene.
Drama
Ne thelb ajo qe ndodh sipas meje si nje drame brenda Partise Demokratike eshte nje drame e cila nuk mund te jete dhe nuk ka si te jete drame e demokrateve dhe anetareve te Partise Demokratike. Ajo ne thelb eshte nje drame e demokracise shqiptare te cilen ne nje menyre apo ne nje tjeter ne kemi per ta vuajtur te gjithe se bashku. shte nje drame e cila po perseritet.
Diktati
Parlamenti aktualisht ndodhet ne diktatin me te paprecedent qe mund te kete pasur parlamenti shqiptar nga qeverisja ekzekutive. Nuk mendoj se keqfunksionimi i parlamentit vjen vetem per arsye te brendshme. Ai vjen per arsye te cilat kane te bejne me marredheniet e qeverise me parlamentin dhe te diktatit i cili buron nga menyra se si eshte organizuar dhe funksion aktualisht partia kryesore e mazhorances.
Fushata
Ne nenndergjegjen e Sali Berishes situata pas zgjedhjeve te 2009 eshte shfaqur me nje menyre shume te cuditshme por do te thosha deri diku te vertete Sali Berisha nuk e ka mbyllur fushaten e vitit 2009. shte subkoshienca dhe ndergjegjja e nje individi qe e ka shume te qarte faktin se nuk eshte fitimtar faktin se ne raport me shumicen e qytetareve te vendit te vet ai eshte nje minoritet.
Balanca
Mund tju them me bindje se per momentin aktual qe po kalon politika dhe balanca matematikore ne parlament thuajse cdo votim ne parlamentin shqiptar ne thelb eshte nje votebesim per qeverine aktuale. shte nje qeveri e cila sot qe flasim anulon pothuajse cdo vizite te ministrave te saj jashte vendit per cilendo arsye per te realizuar matematiken e votave per ligjet ne parlament.
Shperhapja
Ajo qe sot Berisha aktualisht po merret me teper eshte fakti i thjeshte se ai me te vetet e ka kuptuar qe sot ne qeverisjen e tij me shume se sa matematike e votave ne parlament faktor kryesor eshte krijimi apo ndertimi i nje skene politike e cila ta sjelle opoziten aktuale sa me te dobet sa me te shperhapur ne qellimet dhe fokuset e veta politike.