Ish-kongresmeni Diougardi viziton mjediset e Konsullates se Shqiperise ne Nju-Jork
Konsullata e Pergjithshme e Shqiperise ne Nju Jork rrit nivelin e marredhenieve me lidere te njohur te komunitetit shqiptar. Keto dite ne zyrat e konsullit te pergjithshem z.Dritan Mishto ka qene edhe ish-kongresmeni Joe Diougardi
Me rastin e fillimit te detyres si Konsull i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise ne Nju Jork zotit Dritan Mishto ka organizuar nje sere takimesh te vecanta ne zyren e tij per te nderuar dhe respektuar komunitetin shqiptar. Kjo qasje e re e Konsullit te Pergjithshem eshte per tu pershendetur. Te pranishem ne keto takime kane qene shqiptare nga Shqiperia Kosova Mali i Zi Maqedonia Presheva Bujanoci Medvegja Cameria etj. I pyetur nga gazeta jone rreth kesaj strategjie dhe agjende takimesh me perfaqesues nga te gjitha shoqatat organizatat komuniteti fetar afariste e biznesmene shqiptare te suksesshem dhe studente qe studiojne ne shkollat amerikane Konsulli i Pergjithshem i Shqiperise Dritan Mishto u shpreh se kudo ai ka prezantuar moton dhe prioritetin e qeverise shqiptare dhe Kryeministrit z. Sali Berisha te punohet panderprere per imazhin e mire te Shqiperise dhe shqiptareve ne bote.
Kete jave zhvilloi nje vizite zyrtare ne Konsullaten e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise ne Nju-Jork edhe z. Joe DioGuardi ish-kongresmen kandidat i Partise Konservatore dhe Republikane per Senat dhe Presidentin e lobit te pare shqiptar ne SHBA Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane. Ne kete vizite ai shoqerohej nga aktivisti dhe veprimtari i njohur i ceshtjes shqiptare z. Zef Balaj. Ne fjalen e tij pershendetese Konsulli Dritan Mishto u shpreh se vleresonte shume punen dhe kontributin nder vite te z. DioGuardi per te ndihmuar ne gjetjen e zgjidhjeve ne dobi te shqiptareve. Kosova e lire dhe e pavarur rritja e konsolidimi i prezences shqiptare ne rajon dhe me tej kane edhe gjurmen e DioGuardit i cili me deklarimin e prejardhjes se tij arbereshe dekada me pare dhe me nisjen e aktivitetit e luftes per ceshtjen shqiptare ne ate kohe kur vendet tona ishin akoma nen zgjedhen komuniste i ben shqiptaret te ndjehen krenare. Konsulli i Pergjithshem vleresoi edhe fushaten qytetare dhe me argumente bindese qe z. DioGuardi zhvilloi gjate zgjedhjeve per ne Senatin Amerikan. Sipas bashkebiseduesve shqiptaret e emigruar nga Shqiperia Kosova Mali i Zi Maqedonia Presheva Bujanovci Medvegja dhe Cameria perfaqesojne nje nder komunitetet me te rendesishme te huaja ne trishteteshin sic thirret kjo zone me te madh te SHBA. Prezenca e nje emigracioni kaq te gjere sherben si ure lidhese dhe eshte nje motiv tjeter per zgjerimin e fuqizimin e lidhjeve me SHBA.
Nderkohe vleresime pozitive per komunitetin shqiptar pati edhe pjesemarresi ne takim anetari i vjeter i kryesise se Federates Panshqiptare Vatra njekohesisht sipermarresi i suksesshem z. Zef Bala i cili theksoi se ka perpjekje te medha te integrimit ne rritje te shumices dermuese te shqiptareve ne Amerike. Joe DioGuardi vleresoi edhe punen dhe profesionalizmin e treguar nga diplomati Dritan Mishto gjate kohes qe ai ishte pergjegjes per ceshtjet politike dhe procesin e integrimit ne NATO ne Ambasaden e RSH ne Uashington DC si Minister Keshilltar dhe se fundi drejtues i asaj ambasade. Ndaj vazhdoi z. DiouGuardi une shpreh bindjen se kjo eshte nje baze e mire per te bere gjera akoma me te medha per komunitetin shqiptar. Ne bisedime u ra dakord te punohet me shume per organizimin e takimeve me komunitetin gjate vizitave te nivelit te larte si dhe perfshirjen me te madhe te ekipeve te sipermarresve shqiptare nga SHBA dhe Shqiperia por jo vetem me qellim zgjerimin e bashkepunimit ne kete fushe.
Beqir Sina