Inter, 60 milionë euro dhe Adrianon për Agueron
Interi është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për të marrë shërbimet e yllit të Atletikos së Madridit, Serxho Aguero. Madje, sipas "Corriere Dello Sport", zikaltërit synojnë të përfshijnë në marrëveshje edhe sulmuesin brazilian, Adriano. Masimo Morati i ka ndjekur me vëmendje paraqitjet e talentit argjentinas dhe me këtë ofertë synon të blejë lojtarin përpara të gjithë të tjerëve. Kampionët e Serisë A kanë dërguar në kryeqytetin spanjoll disa përfaqësues të klubit, në mënyrë që të fillojnë bisedimet për afrimin e Agueros në Milano. Për sulmuesin është interesuar edhe Mançester Siti, por oferta e vendosur në pjatë nga Interi duket e parezistueshme, madje ajo do të thyente rekordin e transferimeve. Atletiko ka përsëritur vazhdimisht se nuk do të marrë në konsideratë oferta më të ulëta se 50 milionë euro. Me Agueron, interistët shpresojnë që të zgjidhin problemet në repartin sulmues, ku kanë mjaft vështirësi në gjetjen e rrjetës.