E Diel, 1 Nëntor 2026

Zinedin Zidan voton për Kristiano Ronaldon

Pas afro një muaji, futbolli evropian do të njohë emrin fitues të "Topit të Artë" 2008. Favoriti kryesor për marrjen e trofeut prestigjioz është Kristiano Ronaldo dhe kandidatura e portugezit të Mançester Junajted u mbështet edhe nga Zinedin Zidan. Ish-ylli i futbollit transalpin deklaroi: "Padyshim që Ronaldo është favoriti për fitimin e këtij trofeu, mjafton të kujtojmë gjithçka që arriti gjatë sezonit të kaluar (kampionatin anglez dhe Ligën e Kampioneve, aktivitete ku u shpall edhe golashënuesi më i mirë)". Më tej, lojtari që tërhoqi Francën drejt triumfeve në Botërorin ‘98 dhe Euro 2000 krahasoi Realin e Madridit me Barcelonën. Edhe pse mbështet Realin, Zidan pohoi se Barça ka skuadër më të mirë. "Jam një person i lidhur me Realin e Madridit dhe dëshiroj që ata të fitojnë gjithmonë, por Barcelona po luan më mirë, tha ai. Reali duket se po kalon një moment të vështirë, megjithatë sezoni është ende i gjatë dhe besoj se do të përmirësohen".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›