E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia-Elbasani sot vendoset se ku do te luhet

Kupa e Shqiperise

FSHF-ja ka vendosur dje rifillimin e aktivitetit futbollistik ne vend i cili do te nise me Kupen e Shqiperise. Prandaj ne Shkoder jane thuajse te sigurt per zhvillimin e ndeshjes se kthimit ndaj Elbasanit te merkuren por ata ngrene supet per vendin se ku do te luhet kjo sfide jo pak e rendesishme per te dyja ekipet te cilat e shohin Kupen si nje mundesi per te shpetuar sezonin e tyre jo te mire ne kete pjese te pare te vitit futbollistik. Stadiumi Loro Borici vazhdon ende te perdoret nga forcat e ushtrise per tu ardhur ne ndihme te permbyturve nga moti i keq ne cdo 15 apo 20 minuta ulen dhe ngrihen dhjetera helikoptere qe u vijne ne ndihme te permbyturve ne zonen e Nenshkodres dhe ne brendesi te ketij qyteti prandaj gjetja e nje vendi tjeter mund te jete nje alternative e domosdoshme. Gjithsesi sipas burimeve prane klubit shkodran sot pritet te merret nje vendim perfundimtar ne lidhje me kete ceshtje. Per momentin alternativa eshte fusha sportive Reshit Rusi fusha e Lekurave ne Shkoder ose stadiumi i Lezhes apo i Krujes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›