Fatmire Bajramaj ne finalen e Lojtares me te mire 2010
Fatmire Bajramaj eshte mes tri futbollisteve femra me te mira te vitit 2010 qe do te konkurrojne deri ne fund per cmimin e Lojtares me te mire. 22-vjecarja kosovare qe mbron ngjyrat e Gjermanise ne arenen nderkombetare do te jete e pranishme ne mbremjen gala te 10 janarit 2011 ne Zyrih ku pervec dhenies se Topit te Arte per meshkuj do te behet edhe shperndarja e cmimeve ne futbollin per femra. Bajramaj eshte ne gare se bashku me gjermanen Birgit Princ FFC Frankfurt dhe brazilianen Marta. Kjo e fundit cilesohet edhe si favorite duke qene se ka triumfuar ne tri edicionet e meparshme. Futbollistja e cila militon te Turbine Potsdam skuadra qe fitoi edicionin e pare te Champions League per femra ne vitin 2010 eshte vleresuar per paraqitjet me skuadren e saj por edhe ne perfaqesuesen gjermane. Prej vitit 2005 kur ishte vetem 17 vjece mesfushorja debutoi me Kombetaren A ndersa ajo ka qene pjese e skuadres ne triumfin ne Boterorin 2007 dhe ne pjesemarrjen ne Olimpiaden 2008 ne Pekin. Pervecse me Bajramajn dhe Princ gjermanet jane krenuar edhe per faktin se ne Top 3 per cmimin Trajneri i Vitit jane perfshire edhe Silvia Neid Kombetarja Gjermane dhe Maren Meinert Gjermani U-20.